Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Taylor Swift do martohet dhe paskan dalë detajet e para të dasmës! 03/03/2026
Nga Hailey? Jo, urimin më të bukur të ditëlindjes, Justin e mori nga e ëma! 03/03/2026
Horoskopi i muajit mars 2026! 03/03/2026
Pas “Big Brother”, Elijoni dhe Klodi shprehin pëlqimin për njëri-tjetrin: Mendoja se do dilja tradhtar… 03/03/2026
“Na thuaj me sa burra shkon”, Rogerti shpërthen ndaj Selin! 03/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

RECETAT E SHEFIT/ Kec i pjekur me patate dhe patëllxhanë dhe mus me çokollatë vere – Nga Renato Mekolli

04/05/2018
in Pa kategori
Reading Time: 1 min read
A A
RECETAT E SHEFIT/ Kec i pjekur me patate dhe patëllxhanë dhe mus me çokollatë vere – Nga Renato Mekolli

Revistawho.com do të sjellë çdo javë receta të ndryshme gatimi nga shefi më i njohur i guzhinës, Renato Mekolli. Njihuni me dy recetat e radhës.





Kec i pjekur me patate dhe patëllxhanë
1kg Mish Keci (mundësisht kofshë)
100 g djathë i bardhë
600 g patate
200 g patëllxhanë
Kripë
Piper
Rigon i freskët ose i tharë
Vaj ulliri
Presim mishin në 4 pjesë (përkundër fijeve të muskulit). I japim mishit një zierje të shpejtë me pak ujë për 15 minuta. Presim patatet në 6 pjesë, i shtrojmë në një tavë, në të cian shtojmë edhe mishin, patëllxhanët, erëzat, vajin dhe kripën. E pjekim në temperaturë 180 gradë për 40 minuta dhe në 10 minutat e fundit, vendosim edhe djathin e bardhë të thërrmuar.

Mus (mousse) çokollate
200 g cokollatë 70%
150 g qumësht
1 lugë gjelle mjaltë
1 bishtajë vaniljeje
1 agrume (mandarinë, portokall, limë, grejpfrut, limon).
Në fillim ziejmë në një tenxhere qumështin, mjaltin, vaniljen dhe lëkurën e mandarinës (agrumes) të kaluar në rende. Copëtojmë çokollatën dhe shtojmë ashtu të nxehtë qumështin, i përziejmë mirë dhe i kalojmë në multi, që masa të bëhet kremoze. E vendosim musin në forma, e lëmë të ftohet dhe e fusim në frigorifer. Pas një ore është gati për t’u shërbyer.


Tags: receteRenato Mekolli
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Next Post
E përlotur, mamaja e Khloe Kardashian tregon se si po e përballon ajo ndarjen nga Tristan

E përlotur, mamaja e Khloe Kardashian tregon se si po e përballon ajo ndarjen nga Tristan








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera