(Për 4 persona)
PËRBËRËSIT:
1 pjeshkë, 1/2 avokado, 1 kumbull, 1 fletë pjepër, 1 limon, 5 domate qershi, pak sallatë jeshile, 1/2kastravec, disa gjethe rukola, 1/2 tufë borzilok, 1 qepë të njomë, 50 ml vaj ulliri, kripë, piper dhe disa feta djath pecorino për sallatën, ose djath të bardhë.
PËRGATITJA:
Pasi t’i keni pastruar të gjitha perimet dhe sallatën, presim fillimisht frutat dhe perimet në kubikë te vegjël, ose sipas dëshirës tuaj.
Marrim një enë dhe vendosim sallatën jeshile, pastaj shtojmë perimet e prera dhe i përziejmë me borzilokun e grirë. Më vonë shtojmë frutat, kripën, limonin, vajin e ullirit dhe i trazojmë me kujdes. Në fund vendosim sipër djathin e prerë.
Më pas sallata është gati për t’u servirur.
Shënim: Foto ilustruese, e zgjedhur nga redaksia.