Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

RECETAT E SHEFIT/ Salmon me pure patatesh dhe sallatë me domate-qershi – Nga Renato Mekolli

03/08/2018
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
RECETAT E SHEFIT/ Salmon me pure patatesh dhe sallatë me domate-qershi – Nga Renato Mekolli

Revistawho.com sjell çdo javë receta të ndryshme gatimi nga shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli. Njihuni me dy recetat e radhës.





Përbërësit për salmonin

800gr fileto salmoni


Gjysmë speci jeshil

2 domate

3 thelpinj hudhër

1 spec djegës

Gjysmë qepe

Gjysmë speci jeshil

Gjysmë speci të verdhë

1 tufë majdanoz

Pak selino

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Përgatitja e salmonit

Presim salmonin në fileto (4 pjesë) dhe i hedhim kripë piper, presim perimet në rripa për së gjati dhe domatet e prera në kube. Në një tenxhere me temperaturë të mesme vendosim salmonin dhe i japim një pjekje të shpejtë nga të dyja anët. E heqim salmonin mënjanë dhe në po atë tenxhere vendosim të gjitha perimet, përveç domates dhe majdanozit. Sapo të kenë marrë një faqe të shpejtë, hedhim domatet, majdanozin dhe në fund salmonin. Vazhdojmë gatimin edhe për 10 minuta, që të gjithë përbërësit të marrin shijen e njëri-tjetrit.

Në pjatën që do ta shërbejmë e shoqërojmë me purenë e patateve.

Përbërësit e puresë

4 patate

1 filxhan kafeje qumësht

2 thelpinj hudhër

Pak arrë moskat

Pak rozmarinë

Trumzë

Pak gjalpë

Kripë

Piper

Përgatitja e puresë

Vendosim patatet të ziejnë në temperaturë të ulët, i kullojmë, i futim menjëherë në ujë të ftohtë dhe i qërojmë.

I shtypim me paisjen e puresë (ose në pamundësi me pirun), i vëmë në tenxhere të ziejnë duke shtuar edhe përbërësit e tjerë e duke i përzier derisa të lidhen mirë.

Sallatë me domate-qershi

250gr domate-qershi

100gr djathë dhie

1 qepë e njomë

Kaperi

Ullinj

2 qepujka

Gjysmë speci djegës

Gjysmë speci jeshil

2 feta bukë

Rigon

Kripë piper

Vaj ulliri

Majdanoz

Mendër

Domatet e vogla i presim përgjysmë.

Presim perimet në formë kubi, ndërsa qepët i presim hollë.

Fetat e bukës i presim në kube, u hedhim kripë, piper dhe vaj ulliri, duke i përzier lehtë dhe i kalojmë në tigan me temperaturë të ulët, derisa të thekërrohen.

I përziejmë të gjitha bashkë, që të marrin aromat e shijet e njëra-tjetrës dhe i vendosim në pjatancë duke vënë sipër djathin e dhisë dhe bukën e thekur./revistawho.com

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Next Post
Të punosh duke pushuar, kjo është metoda që VIP-at shqiptarë po ndjekin për të nxjerrë fitime edhe kur janë në plazh

Të punosh duke pushuar, kjo është metoda që VIP-at shqiptarë po ndjekin për të nxjerrë fitime edhe kur janë në plazh








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera