Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn! 04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni! 04/03/2026
“Lëre se është shumë pis”, Selena i puth këmbët të shoqit pas fotos që u bë virale! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Recetat e shefit/ Zbuloni çfarë ka përgatitur sot Renato

15/02/2019
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Recetat e shefit/ Zbuloni çfarë ka përgatitur sot Renato

Revistawho.com sjell çdo javë receta të ndryshme gatimi nga shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli. Njihuni me dy recetat e radhës.





Buke me çokollatë

Përbërësit:


330 gr miell për bukë

200 gr brumë i thartuar

250 ml ujë i vakët

200 gr stafidhe

80 gr çokollatë

8 gr kripë

20 gr kakao

Përgatitja:

Përziejmë së bashku çokollatën, miellin dhe stafidhet. E vendosim këtë masë në mikser bashkë me pjesën tjetër të përbërësve. I përziejmë për 7 minuta me shpejtësi të mesme dhe e lëmë aty të qetësohet për 15 minuta. Më pas e përziejmë përsëri për 3 minuta. E vëmë në një enë dhe e lëmë të fryhet. Pas një ore e punojmë me duar dhe i japim formën bukës. E pjekim për 40 minuta në 200 gradë dhe sigurohemi që buka të jetë pjekur mirë brenda dhe ka marrë ngjyrë të bukur jashtë.

 

Supë aziatike

Përbërësit:

100 gr makarona orizi

50 ml salcë soje

100 gr lakër e bardhë

50 gr brokoli

Gjysmë karotë

100 gr brokoli

Gjysmë speci i kuq

1 spec djegës

1 qepë e njomë

1 thelb hudhër

50 ml vaj ulliri

Përgatitja:

I pastrojmë perimet dhe i presim në rripa për së gjati. I vendosim në një tenxhere së bashku me ujin, salcën e sojës, vajin e ullirit dhe i lëmë të ziejnë në zjarr për 15 minuta. Duke llogaritur kohën, vendosim makaronat e orizit në një enë me ujë të ftohtë për 5 minuta. Pastaj i hedhim ato në enën ku po ziejmë perimet dhe vazhdojmë i ziejmë për 15 minuta të tjera.

Për më shumë receta klikoni në www.renatomekolli.com/ revistawho.com

Tags: buke me cokollatereceta e shefitsupe aziatike
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Pas faljes, Cardi B rivendos unazën e martesës

Pas faljes, Cardi B rivendos unazën e martesës








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera