Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Bes Kallaku në një marrëdhënie të re? Ja detaji që na bëri të dyshojmë! 22/01/2026
Nga skandali në rikthim: Chiara Ferragni nis një kapitull të ri me brandin ndërkombëtar! 22/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Recetat e shefit / Zbuloni çfarë ka përgatitur sot Renato

16/11/2018
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Recetat e shefit / Zbuloni çfarë ka përgatitur sot Renato

Revistawho.com sjell çdo javë receta të ndryshme gatimi nga shefi i njohur i kuzhinës, Renato Mekolli. Njihuni me dy recetat e radhës.





Sardele të marinuara

Përbërësit:


1 kg sardele të vogla

1 spec i kuq

1 spec jeshil

1 spec djegës

2 qepë të njoma

2 qepë të thata

200 ml vaj ulliri

200 ml uthull

1 lugë rigon

5 gjethe dafine

Kripë piper

Pastrojmë sardelet duke ju hequr edhe shtyllën kurrizore. I vendosim në një tavë në një shtresë dhe sipër ju vendosim pak kripë të trashë. Presim perimet në rripa dhe i vendosim sipër peshqve të kriposur së bashku me erëzat dhe uthull. I lëmë në frigorifer për tri orë, i kullojmë. I vendosim në një enë tjetër ku i përziejmë me vajin e ullirit dhe i lëmë sërish në frigorifer. Pas 24 orësh sardelet janë të marinuara. Para konsumimit i lëmë në temperaturën e dhomës. Në mënyrë që vaji i ullirit të shkrijë.

Sallatë valeriane me salmon

Përbërësit:

250 gr sallatë valeriane

150 gr salmon i tymosur

Avokado

Tuli i një kokrre portokalli

1 qepë e njomë

1 lugë mustardë

1 lugë limon jeshil

1 tufë kopër

Kripë

Piper

Vaj ulliri

Ena që do të përdorni duhet të jetë e madhe, mundësisht qelqi që t’i nxejë të gjithë përbërësit.

I presim sipas dëshirës avokadon dhe tulin e portokallit, ndërsa koprën dhe qepën i presim hollë. I hedhim ato në tas dhe i përziejmë së bashku me salmonin.

I përziejmë lehtë së bashku me mustardën, vajin e ullirit, kripën dhe piperin. E lëmë masën për 5 minuta që aromat të përhapen më mirë.

E vendosim në një pjatë dhe sipër vendosim sallatën valeriane.

Këshillohet që përzierjet të bëhen me kujdes që produktet të mos dëmtohen. /revistawho.com

Tags: RecetRenato MekolliSallate valeriane me salmonSalmon i marinuar
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!
Pa kategori

Avion privat dhe shumë trëndafila, reperi i njohur i propozon partneres shqiptare!

03/11/2025
Meritoni ironizoi Donaldin dhe Bora s’e la pa përgjigje!
Pa kategori

Meriton Mjekiqi tregon për betejën ligjore me ish-partneren: Kam shumë kohë pa parë djalin!

29/10/2025
Next Post
“Kam fobi nga njerëzit e shëmtuar”, Aurela Hoxha reagon pas deklaratës së saj

“Kam fobi nga njerëzit e shëmtuar”, Aurela Hoxha reagon pas deklaratës së saj








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera