Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Hailey Bieber e bëri lëmsh rrjetin me vetëm një fustan! 13/02/2026
(Nuk) paska një arsye që MC Kresha mos të bashkëpunojë me Don Xhonin! 13/02/2026
“Të dua”, çfarë po ndodh mes dyshes Selin-Gimbo? 13/02/2026
Azis kopjon këngën e Shpat Kasapit? 13/02/2026
“Nuk e vlerësuan kurrë”, i përlotur, Redon Makashi rrëfen pengun e fundit të të atit! 13/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

RECETE E THJESHTE/ Makarona të freskëta të përgatitura në shtëpi

14/09/2016
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
RECETE E THJESHTE/ Makarona të freskëta të përgatitura në shtëpi

Sot në mbarë botën makaronat (pasta) shquhen si një nga ushqimet më të preferuara nga të gjitha grupmoshat.





Sipas organizatës Ndërkombëtare të Makaronave vendi i parë në botë për konsumimin e tyre është Italia e pas saj rezultojnë të renditura, Venezuela, Tunizia, Kili, Peruja, etj. Në Itali makaronat gatuhen në 600 mënyra, ku çdo krahinë ka specialitetin e saj.

Receta: (për 4 persona)


400 gr miell cilësor

4 kokrra vezë në temperaturë ambienti

3 luge gjelle vaj ulliri

Pak kripë

Përgatitja:

Fillimisht hidhni në një enë miellin, më pas shtoni vezët, vajin e ullirit dhe kripën. I përzieni butësisht deri sa të krijohet një masë as shumë e butë apo e fortë. Në rast se ju rezulton e fortë, njomini pak duart me ujë dhe zbusni  masën. Brumin vendoseni në frigorifer për 1-2 orë. Do të vëreni se ai është zbutur. E ndani në 4 pjesë dhe për secilën hapni nga një petë. Pasi jeni siguruar se trashësia është e duhura i jepni formën e dëshiruar. Për makarona tagliatelle (lloj makaronash italiane) hapeni brumin dhe realizoni një petë të hollë. Priteni atë në shirita të trashë me anë të një thike apo ndarëse picash.

Ndërkohë që jeni duke i dhënë formë brumit vendosni në zjarr një enë me ujë. Sapo të marrë valë hidhini pak kripë dhe vaj ulliri brenda. Më pas hidhni makaronat dhe përziejini herë pas here me një lugë druri ose silikoni që të mos u prishet forma. Makaronat duhet të ziejnë 5-10 minuta, sipas dëshirës suaj. Salcat shoqëruese mund të jenë nga më të ndryshmet.

Për më tepër do t’iu sugjerojmë receta të ndryshme salcash për makarona, në ditët në vijim të rubrikës sonë.

Thënie:

Arti i kuzhinës, kur është krejt mjeshtëror, është e vetmja aftësi njerëzore nëpërmjet së cilës mund të thuhen gjëra të mira.

Tags: makarona te fresketa
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit
Pa kategori

Përplasje fizike Alba–Bia pas hyrjes së Limit, situata del jashtë kontrollit

11/01/2026
Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK
Pa kategori

Xheneta pranon ndjenjat për Gjestin pas rikthimit në BBVK

09/01/2026
Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 
Pa kategori

Familja e Klodit reagon publikisht ndaj afrimit me Londrimin në BBVK 

30/11/2025
Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh
Pa kategori

Olsa Muhameti i përgjigjet Alketës: Të sfidoj, por do humbasësh

30/11/2025
Next Post
E çuditëshme/ Në Gjermani dhe ndërtesat i kthejnë me “kokë poshtë”

E çuditëshme/ Në Gjermani dhe ndërtesat i kthejnë me "kokë poshtë"








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera