Këngëtari shumë i dashur për publikun, Alban Skënderaj, ka njoftuar fansat e tij për datën përfundimtare të recitalit të shumëpritur.
Vetëm para pak kohësh kantautori njoftoi fansat se recitali i tij “Hapsira e një ëndrre” do të mbahej në 9 shkurt tek “Pallati i Kongreseve”. Por duket se jo çdo gjë i ka ecur mirë. Në njoftimin e fundit kantautori iu dha fansave lajmin për një incident të ndodhur dhe për këtë arsye recitali do të mbahet në datën 2 mars.









