Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht! 28/01/2026
Ortjola Bregu: Bukuria në fuqinë e duarve, jo të trendeve! 28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar 28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali 28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi  28/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Redon Makashi ka njohur Mira Konçin me Shpëtim Saraçin, këngëtari tregon si ka qenë takimi i tyre i parë

13/12/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Redon Makashi ka njohur Mira Konçin me Shpëtim Saraçin, këngëtari tregon si ka qenë takimi i tyre i parë

Mbrëmjen e djeshme Redon Makashi ishte protagonist i emisionit “Këndo këngën time” në “Vizion Plus”. Këngët e tij të kënduara nga artistët e rinj i sollën Redonit në mendje shumë kujtime nga fillimet e karrierës. Përpos hapave të parë në muzikë, këngëtari ka rrëfyer se si ka shërbyer si urë lidhëse për njohjen e dy artistëve, Mira Konçit dhe Shpëtim Saraçit. Redoni ka treguar se me Mirën është njohur për herë të parë në tren dhe ka qenë ai që e ka ftuar të bëhet pjesë e grupit që kishte krijuar me disa djem të tjerë. Më pas ai ka treguar se Saraçi i kërkonte gjatë gjithë kohës që ta njihte me Mirën dhe ai ja realizoi dëshirën. “‘Ti nuk ke grup pse nuk vjen me grupin tonë’, i thashë Mirës dhe e pranoi direkt ftesën. Kemi qenë fëmijë në atë kohë dhe ky ka qenë prezantimi ynë i parë në një tren dhe prej andej ju thashë çunave të grupit do marrim edhe Mirën në grup që të jemi bashkë. Ata e pritën me shumë dëshirë dhe krijova në atë kohë një këngë ‘Ndoshta ishte dashuri’ dhe siç hyri ashtu doli nga festivali, sepse Mira këndoi dy këngë. Mua më tha Shpëtimi ‘ta orkestroj unë këtë këngë’ për ‘Ndoshta ishte dashuri’. Shkuam te shtëpia ime dhe filluam në atë tastierën e lashtë dhe në çdo bisedë Shpëtimi më thoshte, ‘si t’ja bëj të flas me Mirën?’. Po mirë i thashë flisni dhe aty më tha kam bërë një këngë për Mirën. E takoj Mirën dhe i them ky është miku im Shpëtimi, ka bërë një këngë dhe kështu ndodhi prezantimi i tyre i parë”, ka rrëfyer Redoni. Më pas ai shtoi se ka marrë dhuartë edhe një palë këpucë nga Mira dhe Shpëtimi për njohjen.






Tags: Mira Koncinjohjeredon makashishpetim sraci
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar
Breaking News

Skandal në SHBA, motra e Hailey Bieber në telashe pas përplasjes së dhunshme në bar

28/01/2026
Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali
Breaking News

Xheneta Fetahu i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale, ndan fotot nga spitali

28/01/2026
Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 
Breaking News

Doli me zarf të zi, reagon për herë të parë Kejsi 

28/01/2026
“Ata thanë se nuk do të zgjasë”, David e Victoria Beckham festojnë 23-vjetorin e martesës!
Breaking News

“Familja është gjithçka”, Victoria Beckham i dërgon një mesazh të (pa)qartë Brooklyn!

28/01/2026
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
Next Post
Renato Mekolli i trembet të premtes së 13-të. Çfarë kuptimi ka kjo ditë që frikëson mbarë botën?

Renato Mekolli i trembet të premtes së 13-të. Çfarë kuptimi ka kjo ditë që frikëson mbarë botën?








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera