Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Drama Beckham s’ka fund: Ish-asistentja (dhe jo vetëm) e David-it thyen heshtjen për Victoria-n 30/01/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO! 30/01/2026
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Horoskopi

Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!

07/06/2023
in Horoskopi
Reading Time: 3 mins read
A A
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!

Dashi
Marrëdhënia juaj në çift të kalojë një ditë reflektimi sot. Duhet të mendoni më me qartësi çfarë doni të bëni në të ardhmen dhe mos nguteni të merrni vendime të nxituara. Beqarët nuk do kenë as sot mundësi të ndihen të lumtur. Klima në planin financiar do jetë paksa konfuze. Asgjë nuk do shkojë ashtu si ju e kishit menduar, prandaj bëni kujdes.
Demi
Të gjithë ata që janë në një lidhje do bashkëpunojnë mjaft me personin që kanë në krah dhe do fillojnë të bëjnë plane afatgjata së bashku. Yjet do jenë në krah të tyre. Beqarët nuk duhet të nxitohen shumë, por të njihen mirë me personat që kanë njohur kohët e fundit. Duke “gërmuar” mund të gjeni “gurë të çmuar”. Financat duhen pasur më në vëmendje.
Binjakët
Ditë shumë e mirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do i largoni të gjitha mendimet e këqija, do i zgjidhni mosmarrëveshjet dhe do jeni optimistë për të ardhmen. Beqarët nga ana tjetër do jenë të turpshëm dhe do ngurrojnë të pranojnë ftesa. Në planin financiar do i keni idetë shume të qarta dhe nuk pritet ndonjë e papritur.
Gaforrja
Ditë e favorshme për të dashuruarit. Do jeni me humor shumë të mirë dhe të gatshëm të bëni sakrifica për të përjetuar më tepër emocione. Ata që janë ende vetëm duhet të bëjnë edhe pak durim sepse sot do ketë vetëm njohje të reja. Financat nuk do jenë të stabilizuara kështu që do bëni mirë të ulni sa më shpejt shpenzimet e tejskajshme.
Luani
Së bashku me partnerin/en tuaj do filloni të bëni projekte për të ardhmen. Tashmë do ndiheni më të sigurte se ai është personi i duhur me të cilin doni të kaloni jetën. Beqarët do mendojnë vetëm për momentin dhe mund të fillojnë aventura pasionante. Plutoni do iu ndihmojë ta përmirësoni situatën financiare.
Virgjëresha
Ditë mjaft harmonike dhe e mbushur me kënaqësi kjo e sotmja për të dashuruarit. Partneri/ja do ua plotësojë të gjitha dëshirat në mënyrë që ju të ndiheni të plotësuar. Edhe për beqarët do ketë ndryshime të mëdha në jetën sentimentale. Në planin financiar duhet të tregoheni shumë diplomatë dhe të mos nxitoheni kur të kryeni shpenzime.
Peshorja
Perspektivat për jetën sentimentale të çifteve janë shumë të mira sot. Do flisni qetësisht për gjithçka dhe nuk do keni as konfliktin më të vogël. Beqarët nga ana tjetër do jenë sensualë dhe do bëjnë për vete shumë persona. Do e kenë ata në dorë të bëjnë zgjedhjen e duhur. Sektori i financave do jetë i mbrojtur.
Akrepi
Ditë jo e mirë kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Do jeni gjithë kohës të trishtuar nga mungesa e përkëdheljeve dhe ledhatimeve të partnerit/es. Yjet këshillojnë që të paktën për njëherë të vetme të flisni lirshëm me të. Beqarët do kenë takime, por prej tyre mund të fillojnë veçse aventura kalimtare, asgjë serioze. Financat do jenë më të ekuilibruara se më parë.
Shigjetari
Ditë shumë e paqëndrueshme kjo e sotmja për ata që janë në një lidhje. Nuk do dini si të rivendosni qetësinë sepse debatet do jenë të mëdha. Beqarët do jenë të gatshëm të bëjnë edhe sakrifica vetëm e vetëm për të krijuar një lidhje, por mundësitë për takime do mungojnë. Në planin financiar tregohuni të arsyeshëm.
Bricjapi
Në planin sentimental do keni mundësi të konkretizoni disa nga ëndrrat tuaja më të bukura. Partneri/ja do iu qëndrojnë pranë dhe do bëjë çmos që ju të ndiheni si në parajsë. Beqarët do vazhdojnë ende të jenë në kërkim të personit ideal. Mundësitë më të mira për njohje do jenë në orët e mbrëmjes.
Ujori
Mosmarrëveshjet në çift do mbarojnë gjatë kësaj dite dhe ju mund të shijoni më në fund ëmbëlsinë e lidhjes që keni krijuar. Që sot harmonia do mbizotërojë ndërmjet jush. Beqarët do kenë takime vendimtare të cilat do ua ndryshojnë jetën. Në planin financiar do keni disa vështirësi sepse nuk do i rezistoni dot dëshirës për të mos shpenzuar.
Peshqit
As vetë nuk do e dini mirë se çfarë kërkoni sot në jetën tuaj në çift dhe kjo mund të krijoje një klimë pështjelluese. Reflektoni njëherë vetë e më pas flisni me partnerin/en. Beqarët do kenë një ditë më pozitive dhe të mbushur me takime interesante. Shfrytëzojeni! Edhe në planin financiar do keni fat dhe do e stabilizoni situatën.






ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!
Horoskopi

Zyrtarisht në sezonin e Ujorit dhe këto janë shenjat më me fat!

21/01/2026
Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!
Horoskopi

Yjet dhe dashuria, ja çfarë sjell viti 2026!

03/01/2026
Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!
Horoskopi

Rikthehet Mërkuri në retrogradë dhe po, duhet të bëheni gati!

08/11/2025
Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!
Horoskopi

Tri retrograda të fuqishme këtë muaj, Mërkuri rikthehet në nëntor!

05/10/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Horoskopi javor paska surpriza dhe po, 2 shenja janë më me fat se të tjerat!

25/08/2025
Reflektim, vendime dhe bashkëpunime, mesjava qenka frymëzuese!
Horoskopi

Tregoni kujdes, java nuk nis mbarë për këto shenja horoskopi!

18/08/2025
Next Post
Testi i ADN-së zbuloi se kishte një binjak, Chrissy Teigen rrëfen të vërtetën!

Testi i ADN-së zbuloi se kishte një binjak, Chrissy Teigen rrëfen të vërtetën!








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera