Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Pa kategori

Reflektimet e një dite! – Nga qytetar i indinjuar

15/09/2016
in Pa kategori
Reading Time: 2 mins read
A A
Reflektimet e një dite! – Nga qytetar i indinjuar

Mirëmëngjes Tiranë! Të zgjohesh apo të bëhesh kruspull në këtë qytet të lodhshëm, kjo do kishte qenë çështja më e pazgjidhshme dhe për vetë Shekspirin…  Ç’ia fus kot dhe unë Shekspir që në pikë të mëngjesit! Ngrihu aty e mos bëj intelektualin kot se duhet të punosh që të ushqehesh në këtë katrahurë që kërkon të mbajë erë qytet… U zgjova, u zgjova me vrap e te tërshëra se vitet ikin dhe kujdesi ndaj vetes me “ushqim kuajsh” duhet shtuar, sepse po nuk e mbajte veten në formë ky qytet të vë përfund, mezi shtyhet e shkreta tërshërë, por kur mendon që kushton më lirë se një “english breakfast” ia vlen ta kapërdish aq më tepër kur ke dhe televizorin në një kanal serioz kombëtar përpara, ku një ‘gazetare’ të kujton që po të afron mosha e tretë, që sipas saj fillon 45 vjeç. Ç’na gjeti, sa shumë e paskan afruar… Po prap lavdi Zotit kemi tërshërën, të na rrojë sa malet thoshin atëherë kur qyteti ishte qytet dhe pse nuk kishte makina… Ja pra në nxitim e sipër një të tillë e kam dhe unë e më shoqëron për në punë çdo ditë meqë ra fjala. E kam me qejf mëngjesin me muzikë me zë të lartë, ndoshta sepse në shpirt kam mbetur i ri dhe pse me një këmbë andej jam nga mosha e tretë siç tha dhe ‘gazetarja’ dhe për ta vërtetuar këtë gjithë sy e veshë jam dhe për kalendarin enciklopedik, ose siç po i thotë një tjetër gazetare në një radio kombëtare “ngjarjet historike ndër vite të datës 15 shtator”. Më pëlqen kjo gjë tamam për mëngjes, eh mosha pra mosha… Nikita Hrushov kryeministrja e parë ruse paska vizituar Shtetet e Bashkuara në këtë datë thotë gazetarja. Falë Zotit jam në semafor sepse aksidentin do e kisha të sigurt… “Kryeministrja Ruse Nikita Hrushov” – paska qenë dhe grua ky Hrushovi, se paskemi ditur… Ja na e tha kjo goca që i është dhënë një mikrofon në njē radio kombëtare e përrallis ç’t’i dalë përpara… O Zot ku jetojmë?! A vlen ta vazhdoj ditën, apo të kthehem atje krruspull në shtrat, po ku të kthehem, kanë bllokuar qendrën e Tiranës për herë të dytë dhe ka shumë trafik, kështuqë po shkoj në punë me kokën polt brroçkulla të dëgjuara, që nuk mendoj që do mbarojnë me kaq… Ndoshta ka të drejtë ajo gazetarja e mëngjesit tek ai Televizioni Kombëtar, jam bërë shumë i vëmendshëm kohët e fundit… Ndoshta mosha e tretë fillon vërtetë 45 vjeç dhe Nikita Hrushov paska qënë femër… Ooooo u bëra lëmsh, mosha pra mosha, ka të drejtë ajo gazetarja!






Tags: Reflektime
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!
Pa kategori

Urim i Elitës për Botën është gjëja më e bukur që do lexoni sot!

04/03/2026
Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!
Pa kategori

Nga akuzat te pajtimi, Benita bëri paqe dhe u “rikthye” në BBVK4!

26/02/2026
Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme
Pa kategori

Më duhej të thosha ‘jo’ për të shpëtuar veten”, Bella Hadid flet hapur për 14 vite betejë me sëmundjen Lyme

25/02/2026
“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!
Pa kategori

“Mos më akuzoni”, iu përmend emri 300 herë në dokumentet Epstein, reagon Naomi Campbell!

19/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?
Pa kategori

Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë?

03/02/2026
Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!
Pa kategori

Tatuazh me partneren? Olsi Bylyku na thotë: JO!

30/01/2026
Next Post
Motrat Ismajli si keni parë ndonjëherë bashkë në një foto

Motrat Ismajli si keni parë ndonjëherë bashkë në një foto








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera