Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nuk fshihen më, Kim Kardashian dhe Lewis Hamilton tani kudo bashkë! 04/02/2026
Horoskopi i shkurtit paska gjithçka për të na lënë me gojë hapur! 04/02/2026
“Të ka dënuar zoti”, Rogerti ofendon Stenaldon, ky i fundit e pështyn… 03/02/2026
Rrjeti po vlon, Fedez baba për herë të tretë? 03/02/2026
“Ndiej dhimbje që nuk përballohet”, Selvija kujton Shpatin… 03/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Jetë

Refluksi gastro-ezofageal, ja si ta luftoni nëpërmjet ushqimit

13/11/2016
in Jetë, Këshilla, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Refluksi gastro-ezofageal, ja si ta luftoni nëpërmjet ushqimit

Refluksi gastro-ezofageal, i njohur ndryshe si sëmundja e refluksit acid, është një sëmundje kronike e dëmtimit të mukozës së stomakut dhe ezofagut si rezultat i kthimit mbrapsht të acideve të stomakut drejt ezofagut.





Simptoma më e zakonshme e kësaj sëmundjeje është ndjesia e djegies në mes të stomakut, që mund të kalojë pastaj në gjoks deri në fyt.
Djegia zakonisht shfaqet menjëherë pas ngrënies. Simptomë tjetër e mundshme është edhe një ndjenjë tretjeje e ngadalshme, e bezdisshme. Në librin “Dropping Acid: The Reflux Diet Cookbook & Cure”, autorët Jamie Koufman, Jordan Stern dhe një shef kuzhine francez, Marc Bauer, kanë treguar ushqimet që duhet të konsumohen për të luftuar refluksin acid.

Bollguri


Bollguri është ushqimi më i mirë i mëngjesit dhe ai që rekomandohet kur keni djegie në stomak. Ai ju mban të ngopur për një kohë të gjatë dhe nuk shkakton refluks.

Xhenxhefili Me “karar”, xhenxhefili është një nga ushqimet më të mira për acidin refluks. Ai është përdorur për vite me radhë si një anti-inflamator dhe trajtim për gjendjet gastrointestinale. Mund ta përdorni atë në gatime të ndryshme ose si çaj.

Aloe Vera

Aloe Vera njihet si një agjent shërues natyral. Ajo mund të trajtojë edhe acidin gastro-ezofageal.

Sallata
Sallatat janë të mira në rastet kur keni djegie në stomak, vetëm se duhet të shmangni domatet, qepët dhe djathin.

Banane

Bananet janë të mira në rastet kur keni uri. Me nivel të pehashit (pH) 5.6, ata janë zakonisht të mira edhe për personat që vuajnë nga acidi refluks. Por, 1% e njerëzve që kanë djegie në stomak thonë se gjendja u është përkeqësuar pasi kanë ngrënë banane. Prandaj, mos harroni, çfarë funksionon për shumë njerëz mund të mos funksionojë për ju.
Pjepri

Pjepri (ph 6.1) është i mirë për acidin refluks. Por, ashtu si edhe me bananet, një përqindje e vogël e njerëzve (1% – 2%) me acid refuks duhet ta shmangin atë. Ushqime të mira për t’u konsumuar në këtë kategori janë edhe shalqiri dhe pjeshkat.

Kopra

Kopra (pH 6.9) është gjithashtu një ushqim i mirë për acidin refluks dhe përmirëson funksionin e stomakut. Kjo perime ka një shije unike.

Pula dhe gjeli i detit

Shpendët kryesojnë listën e dietës për refluksin acid. Ato mund të zihen, skuqen, të piqen në skarë, vetëm se duhet të hiqni lëkurën, pasi kanë shumë yndyrë, që u bën dëm në rastet kur keni djegie në stomak.

Peshku dhe produktet e detit

Produktet e detit gjithashtu kryesojnë listën e dietës për refluksin acid.

Perimet me gjethe jeshile

Lulelakra, brokoli, shpargu, bishtajat janë të gjitha shumë të mira për personat që vuajnë nga acidi refluks. Këto ushqime janë shumë të shëndetshme, prandaj rekomandohen të konsumohen në shumë dieta.

Selinoja

Selinoja nuk ka pothuajse asnjë kalori, për shkak të përmbajtjes së lartë në ujë. Ajo është një zgjidhje e mirë nëse keni refluks acid. Majdanozi Për shekuj me radhë majdanozi është përdorur si një erëz mjekësore për të shëruar problemet me stomakut dhe me tretjen.Burimi: Health

Tags: REFLUKSI GASTRO-EZOFAGEAL
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.
Breaking News

“Vita Productions”, prezantohet zyrtarisht: me musical-et, filmat dhe projektet e mëdha televizive.

25/01/2026
Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!
Jetë

Sara Karaj: Grua, nënë, profesioniste, rolet që drejtojnë jetën time!

23/01/2026
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 
Këshilla

Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët? 

21/01/2026
Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!
Jetë

Të gjithë në “Frontera Academy”! Konsolidim, standard, bashkëpunime, 2025, viti që shënjoi suksesin!

23/12/2025
Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea
Jetë

Shijo 12 muaj lëkurë të butë pa qime me Philips Lumea

23/12/2025
Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 
Këshilla

Ende s’ka propozuar? Ja sa ditë i duhen një burri për të kuptuar nëse do të jeni gruaja e tij (apo jo)! 

12/12/2025
Next Post
Ledri Vula: Nuk je më pak burrë nëse qan, vajtova kur humba…

Ledri Vula: Nuk je më pak burrë nëse qan, vajtova kur humba…








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera