Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Është bërë një padrejtësi e madhe”, halla e Shpat Kasapit flet për marrdhënien me Selvijen 07/01/2026
“Mos e përmend më”, Mateo shpërthen në lot pas debatit me Florin 07/01/2026
“S’ishte thjesht një darkë!” Mateo ka një version tjetër për takimin me Brikenën 07/01/2026
“Zot më fal por…”, Dea Vieri bën deklaratën e guximshme për vajzat e showbiz-it 07/01/2026
Arbër Hajdari mendon se mes Selin dhe Mirit ka ndjenja! 07/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Who Serial

Refuzoi dy herë rolin kryesor, Ertugrul zbulon arsyen

30/05/2017
in Who Serial
Reading Time: 1 min read
A A
Refuzoi dy herë rolin kryesor, Ertugrul zbulon arsyen

Aktori i njohur turk, Engin Altan Duzyatan, i cili luan rolin e personazhit kryesor në serialin “Ertugrul” që po thyen të gjitha rekordet e shikueshmërisë, tha se fillimisht e kishte refuzuar dy herë rolin që po i jep jetë prej tre vitesh.





Duke folur para studentëve në një festival filmi në Universitetin Hasan Kalyoncu, Duzyatan tha se ishte shumë i interesuar pas historisë turke dhe asaj të botës, por megjithëkëtë ai kishte refuzuar dy herë të pranonte rolin e Ertugrulit pasi kishte lexuar skenarin.

“Fillimisht e refuzova rolin dy herë sepse kisha frikë se projekti nuk do të realizohej.”


Ai tha se nëse nuk punoni me një ekip vërtetë profesionist, megjithëse përpiqeni të realizoni diçka të madhe mund të bëheni qesharakë. Sipas tij, të tilla gjëra kanë ndodhur më parë në Turqi, kur ekipe të ndryshme ishin bërë qesharakë teksa përpiqeshin të realizon seriale historike.

“Për këtë arsye edhe refuzova. Më pas mu drejtuan sërish. Skenari ishte vërtetë shumë i mirë, besova se do të realizohej dhe pranova.”

Ertugrul  transmetohet suksesshëm në shumë vende të botës që prej vitit 2014, ndërsa aktori 37-vjeçar luan rolin kryesor në serial. Të gjithë e kanë shumë të vështirë ta imagjinojnë serialin pa Duzyatanin.

Duzyatan tha se për këtë serial kishin nisur të punonin tre muaj e gjysmë para se të niste transmetimi në televizion i serisë së parë, një kohë e madhe po të kesh parasysh se shumë seriale xhirohen gjatë javës për tu transmetuar në televizion javën tjetër.

“Kemi marrë trajnime për kalërimin dhe përdorimin e shpatave, gjuajtje shigjete etj”, tha Duzyatan. /tvklan.al

 

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!
Who Serial

Nilaj trondit të gjithë familjen: Fëmija nuk është i Mustafait!

23/03/2025
Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!
Who Serial

Hakmarrja e Doas ndaj Pembes!

07/03/2025
Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!
Who Serial

Fatih çmendet kur mëson se edhe Doa e ka tradhtuar!

02/02/2025
Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Një surprizë e keqe e pret familjen Unal, javës tjetër në “Një dashuri”

25/01/2025
Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht
Who Serial

Fatih i merr vajzën Doas dhe i vendos një kusht

19/01/2025
Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”
Who Serial

Fatih tenton t’i marrë vajzën Doas, javës tjetër në “Një dashuri”

12/01/2025
Next Post
Aurela Hoxha tregon për shpenzimet e Kanës, blogerja: Në shtator rikthehem në ekran

Aurela Hoxha tregon për shpenzimet e Kanës, blogerja: Në shtator rikthehem në ekran








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera