Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen” 02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë! 02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije… 02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP? 02/03/2026
“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por… 02/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Renato Mekolli i trembet të premtes së 13-të. Çfarë kuptimi ka kjo ditë që frikëson mbarë botën?

13/12/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Renato Mekolli i trembet të premtes së 13-të. Çfarë kuptimi ka kjo ditë që frikëson mbarë botën?

E premtja 13 konsiderohet si një ditë ogurzezë dhe shumë njerëz në mbarë botën i tremben një date të tillë. Duket se edhe Renato Mekolli është një nga këta persona supersticiozë, që beson se kjo e premte mund të mos i sjellë fat të mirë. Shefi i njohur i kuzhinës ka publikuar një foto simbol të premtes së 13-të dhe përkrah saj ka shkruar: “Unë jam shumë supersticioz. Mos më ngacmoni këtë të premte se vetëm këtë ditë anuloj me lezet punët dhe takimet”.





Siç duket nuk janë vetëm njerëzit e thjeshtë ata që besojnë në bestytni apo legjenda të cilat janë të trashëguara prej shekujsh.


Por çfarë kuptimi ka e premtja 13 dhe përse njerëzit i tremben kaq shumë kësaj dite? Frika e premtes së 13 daton prej shumë shekujsh dhe besohet se buron nga Kodi i Hamurabit, që la jashtë një ligj të 13-të nga kodet e tij të shkruara ligjore. Në realitet ky ishte një gabim i bërë nga njëri prej përkthyesve, që harroi një rresht nga teksti. Shumë mendje të mëdha kanë qenë supersticioze për këtë datë. Për shembull kompozitori Arnold Schoenberg nuk e përdorte numrin 13 në asnjë nga veprat e tij, dhe në rastet kur duhej të shkruante 13 e zëvendësonte me 12a. Për më tepër njerëzit i frikësohen këtij numri, sepse ne kemi 12 muaj në vit, 12 shenja zodiaku, dhe nga kjo datë mbetën 12 ditë nga Krishtlindja. Histeria e vërtetë e të premtes së 13-të nisi në shekullin e 20-të. Shumë e lidhin me librin “E premtja e 13-të” të shkruar nga Thomas Lawson, ku tregohej historia e një shitësi me pakicë të aksioneve që zgjodhi pikërisht këtë ditë për të rrëzuar me qëllim tregun e aksioneve. Psikologët thonë se supersticionet, të tilla si kjo e premtes së 13-të, kanë të bëjnë me përpjekjet për të kontrolluar fatin tonë. Njerëzit shpesh i përdorin bestytnitë për të arritur një rezultat që dëshirojnë apo për të ndihmuar në zbutjen e ankthit. Kjo do të thotë se kjo e premte mund të jetë po aq me fat sa është e pafat, por e gjitha varet nga këndvështrimi juaj. Prandaj në vend që t’i trembeni kësaj dite, përpiquni të kryeni disa rituale që ju bëjnë të ndiheni mirë dhe ta shikoni jetën me pozitivitet. /revistawho.com

Tags: e premte e 13kuptimiRenato Mekollisupersticioz
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”
Breaking News

Londrim Mekaj me lot në sy, pas fitores: “Nuk ka rëndësi kush je apo nga vjen”

02/03/2026
”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!
Breaking News

”Më pranoni me faqet e varura”, aktorja 57-vjeçare kundër standardeve të bukurisë!

02/03/2026
“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…
Breaking News

“Ky vit, më i vakëti”, Evi Reçi e zhgënjyer nga Festivali i Këngës: Nuk më la asnjë shije…

02/03/2026
Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?
Breaking News

Gimbo puth Selinën, zyrtarisht çift në Big Brother VIP?

02/03/2026
“Janë një m*t i madh, të gjithë janë të blerë”, Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve
Breaking News

“Jam fejuar 4 herë”, Albano Bogdo hap zemrën: Dua të bëhem baba, por…

02/03/2026
Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?
Breaking News

Nga paneli në “unfollow”, çfarë ndodhi mes Oltës dhe Leonorës?

01/03/2026
Next Post
Alban Kondi flet për këngën me West Side Family: Kisha frikë se mos keqkuptohej bashkimi

Alban Kondi flet për këngën me West Side Family: Kisha frikë se mos keqkuptohej bashkimi








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera