Siç ju thamë edhe më herët masterchefi i njohur shqiptar, Renato Mekolli feston sot 35 vjetorin e lindjes.
Por mesa duket restoranti i tij është dashuria më e madhe për të, aq sa ka vendosur që këtë ditë të veçantë ta kalojë në punë.
Madje Renato ka edhe një dhuratë për klientët e tij. Ata që do t’i shkojnë sonte në restorant do t’i përfitojnë falas ëmbëlsirat e tij të mrekullueshme.
”Ma keni bere diten kaq te bukur sot me urimet tuaja te bukura.
Por une do te jem ne krye te detyres si çdo dite edhe sot qe kam ditelindjen.
Ne diten me speciale te jetes sime ( ditelindja ime ) kam vendosur t’ju beje nje dhurate ( meqenese asnjeri prej jush su kujtua per mua). Te gjithe ju qe do ta kaloni dreken ose darken e te dieles ne Umami Restorant, embelsirat do t’i keni dhurate nga une. Jo per gje po njehere ne vit behem 25 vjec, (35 po hajt mo), ndersa ju te tjereve ju uroj nje te diel te bukur krah njerezve tuaj te dashur”, shkruan Renato në rrjetet sociale.
Hë pra ç’prisnj me vrap te Renato sot, se nuk e gjeni shpesh me këto mendje…/revistawho.com







