Këngëtari Renis Gjoka këto ditë ndodhej në Bullgari si përfaqësues i Shqipërisë në Festivalin Ndërkombëtar të Bullgarisë. Renisi ka fituar! Ai e ka nxjerrë vendin tonë triumfues në këtë kompeticion të rëndësishëm muzikor në Ballkan. Me të drejtë artisti është kthyer krenar duke shkruar: “Duke u kthyer për në Shqiperi, pas pjesëmarrjes në Festivalin Ndërkombetar në Bullgari ku përfaqesova mëmëdheun. Gjithashtu shumë i lumtur, pasi arrita të jem fitues i vendit të parë. Një eksperiencë e mrekullueshme. Falenderoj publikun dhe jurinë që më vlerësoi”. Urime dhe faleminderit Renis!