Janë veshur sërish në rrobat e nuses dhe dhëndrit pas dhjetë viteve martesë. Reperi nga Kosova Fatmir Miftari, i njohur si Don Pizhi dhe prezantuesja Njomza Berisha, kanë vendosur ta festojnë dhjetë vjetorin e martesës duke organizuar një tjetër dasmë të vogël. Reperi për gazetën ‘Express’ tha se kanë realizuar një set të veshur si nuse e dhëndër, ndërsa me datën 9 korrik kanë organizuar një festë me rrethin e ngushtë familjar./ Express