Bëri shumë bujë ditët e fundit arrestimi i Action Bronson pas përfundimit të performancës në ‘Sunny Hill’, me akuzën e përdorimit të lëndëve narkotike.

Kryeprokurori i Prishtinës Ymer Beka ka konfirmuar se nga hetimet e prokurorisë është zbuluar se reperi në fjalë nuk kishte konsumuar lëndë narkotike atë natë. Ndërsa avokati i reperit shpjegoi se nuk ka asnjë shans që cigarja e dyshuar për marijuanë të kalonte kontrollet në kufi dhe të mbërrinte në Kosovë nëse do të ishte lëndë e ndaluar. “Z. Bronson për asnjë moment gjatë qëndrimit të tij në Republikën e Kosovës nuk ka poseduar substanca narkotike siç edhe është keqinformuar opinioni. Sa për informimin e opinionit, klienti im nuk është as përdorues i alkoolit”,-ka thënë ai më tej. Bëhet e ditur se Bronson menjëherë pas deklaratës është liruar nga policia./revistawho.com







