Rich the kid është një nga reperët më të njohur në Amerikë, por vëmendja drejt tij padyshim është shtuar sot më shumë se kurrë. Në profilin e tij zyrtar në ‘Instagram’, reperi ka fshirë gjithçka dhe e vetmja foto që ka publikuar është një foto që duket sikur shpreh lamtumirën. ‘Prehu në paqe Rich the kid. Faleminderit miqve, familjarëve dhe fansave’,-shkruan ai. Që prej disa ditësh ai nuk është bërë i gjallë as në rrjete sociale as te njerëzit e dashur, ndërsa ky mesazh vetëm sa ka shtuar shqetësimin.
Mendohet se ai ka kryer vetëvrasje, po akoma nuk është konfirmuar asgjë. Kujtojmë se para pak ditësh Rich the kid publikoi një video ku ofendonte drejtuesit e kompanisë që merret me muzikën e tij./revistawho.com