Almeda Abazi, bukuroshja shqiptare e cila jeton në Turqi, e ka pranuar hapur se ka bërë një ndërhyrje kirurgjikale në hundë. Por edhe para se ta bënte këtë ajo ishte femër shumë e bukur, duke u shpallur dhe Miss në atë kohë. Revista turke Enn Magazine ka postuar në Instagram disa foto të Almedës me mbishkrimin: “Almeda Abazi nga dje sot”. Ndjekësit janë shprehur se ndryshimet janë të pakta, ndërkohë që kishte dhe nga ata që mendonin se ‘Almeda e parë’ ishte më natyrale.








