• youuinsttaaffccbb
TEST
Breaking News, Lajme

Rezarta Shkurta më e lumtur se kurrë: Familja ime e vogël u bashkua

U deshën tre vite pritje, derisa familja e këngëtares Rezarta Shkurta të bashkohej. Bashkëshorti i saj Ermal Hoxha për tre vite i është dashur të shlyejë dënimin e tij në burg, megjithatë kohëve të vështira u ka ardhur fundi. Pavarësisht se çdo ditë ka qenë shumë e trishtë pa bashkëshortin, duket se këtë të hënë Rezarta i ka harruar të gjitha. E lumtur si kurrë më parë, ajo ka ndarë me të gjithë ndjekësit në ‘Instagram’ një video shumë emocionuese. Ermal Hoxha shihet duke u kujdesur për vajzën Hera dhe në video mund të kuptohet sa shumë kanë munguar të tilla momente babë e bijë. “Familja ime e vockël u bashkua. Faleminderit për çdo fjalë e mbështetje që kam ndjerë nga ju, këto vite të vështira…Uroj nga zemra për gjithësecilin nga ju, të gjitha urimet që më keni dhënë, t’ju kthehen në bekime në jetet tuaja”, – ka shkruara Rezarta krahas videos. Menjëherë pas saj nuk kanë munguar urimet e shumta nga miqtë dhe fansat e këngëtares. /revistawho.com