Mbi jetëgjatësinë e çiftit Richard Gere dhe Alejandra Silva që kanë 34 vite diferencë, askush nuk do të kishte vënë bast. E megjithëkëtë fiks një vit pasi u bë publike, ja tek i shohim teksa futen në Teatrin Antik ku në 2015-tën ishin të kujdesshëm të dukeshin sa më larg njëri-tjetrit. Sot ata shfaqen përdore dhe s’kanë më asgjë për të fshehur. Janë të lumtur e shumë të dashuruar.