Ricky Martin dhe Jwan Jozef po shijojnë lidhjen e tyre. Ata kanë shpenzuar disa ditë së bashku në ishujt Kanarie.
Me ta kanë qenë edhe Matteo me Valentino-n, dy binjakët e këngëtarit portorikan, që janë gjithmonë të afërt me babanë e tyre.
Nga fotografitë e publikuara në rrjetet sociale, dy të rinjtë duken se po kalojnë një kohë të mirë mes rrezeve të diellit dhe detit.Jwan Yosef, 32 vjeç është një artist me origjinë siriane, i cili ka rindezur dashurinë në jetën e këngëtarit Martin./Shekulli