E keni menduar ta vini orën në qafë? Epo Rihanna në daljen e saj te “Louis Vuitton” ka ardhur me një trend të guximshëm dhe lidhet pikërisht me këtë.
Pamja e këngëtares rrëmbeu vëmendjen e të ftuarve, por jo vetëm.
Rihanna zgjodhi një jumpsuit të zbërthyer dhe ora në qafën e saj ishte ajo që u komentua në masë.
Një choker i “Jacob & Co” me çmimin prej 700,000 në formën e një ore. Me siguri që pqs kësaj daljeje, këtë trend ta shohim kudo.
Nuk është hera e parë që një veshje apo aksesor i Rihannës kthehet në trend.








