Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Dua Lipa dhe Rita Ora te modelja Emily Ratajkowski, konfirmohet romanca e re e Romain Gavras 20/02/2026
“Duhet me bo, njerëz!” , Gjesti nis agjërimin dhe ka një mesazh për ndjekësit! 20/02/2026
Adrian Gaxha u martua dhe pret të bëhet baba! 20/02/2026
Nga altari te lajmi i ëmbël, Blero baba për herë të dytë? 20/02/2026
Përjashtohet Kristi Lamaj, Big Brother Vip Albania anulon televotimin. 20/02/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rihanna guxon të flasë për herë të parë hapur për lidhjen e saj dhe planet për martesë

10/06/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rihanna guxon të flasë për herë të parë hapur për lidhjen e saj dhe planet për martesë

Rihanna është ndër personazhet e njohur që ka dhënë më pak intervista për jetën e saj private. Megjithatë së fundmi ajo ka dalë jashtë kornizave dhe ka folur hapur për dashurinë e jetës dhe planet për martesë. Në një intervistë për revistën “Interview” ajo ka pranuar se është e dashuruar. Kur u pyet nëse ka ndërmend të martohet, Rihanna heshti për pak dhe më pas u përgjigj: “Vetëm Zoti e di këtë gjë. Ne bëjmë plane dhe Zoti qesh, apo jo?”. Ajo ka shtuar se dëshira më e madhe e saj është të bëhet nënë. Rihanna ka treguar se lidhja e saj me Hassan Jameel është një ndër gjërat që i ka ndryshuar balancën mes jetës dhe punës. “Dy vitet e fundit kam kuptuar se duhej të krijoja më shumë kohë për veten time, sepse kjo ndikon drejtpërdrejtë në shëndetin mendor. Nëse nuk je i lumtur nuk do të jesh i lumtur edhe nëse bën gjëra që ty të pëlqen t’i bësh. Do të dukej si një detyrim dhe unë nuk dua që puna të duket si detyrim. Karriera ime është qëllimi im dhe nuk duhet të duket si asgjë tjetër përveçse si një vend i lumtur. Unë kam nisur një marrëdhënie dhe kjo ka rëndësi për mua. Ashtu siç ushqej biznesin tim, duhej ta ushqej edhe këtë gjë. Do t’i lë të gjitha gjërat për dy ditë ose tre ditë. Tani në kalendarin tim ka një ‘P’ që do të thotë ditë personale. Kjo është një gjë e re”, ka rrëfyer Rihanna. Këngëtarja dhe i dashuri i saj miliarder janë përfolur për lidhjen e tyre që në qershor të 2017-tës, por artistja nuk ka dashur të flasë publikisht në lidhje me këtë çështje. /revistawho.com






Tags: Hassan Jameeljeta privateMartesenenerihanna
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Dua Lipa dhe Rita Ora te modelja Emily Ratajkowski, konfirmohet romanca e re e Romain Gavras
Breaking News

Nga Dua Lipa dhe Rita Ora te modelja Emily Ratajkowski, konfirmohet romanca e re e Romain Gavras

20/02/2026
“Duhet me bo, njerëz!” , Gjesti nis agjërimin dhe ka një mesazh për ndjekësit!
Breaking News

“Duhet me bo, njerëz!” , Gjesti nis agjërimin dhe ka një mesazh për ndjekësit!

20/02/2026
Adrian Gaxha u martua dhe pret të bëhet baba!
Breaking News

Adrian Gaxha u martua dhe pret të bëhet baba!

20/02/2026
Nga altari te lajmi i ëmbël, Blero baba për herë të dytë?
Breaking News

Nga altari te lajmi i ëmbël, Blero baba për herë të dytë?

20/02/2026
Përjashtohet Kristi Lamaj, Big Brother Vip Albania anulon televotimin.
Breaking News

Përjashtohet Kristi Lamaj, Big Brother Vip Albania anulon televotimin.

20/02/2026
Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta Eric Dane!
Breaking News

Humbi betejën me sëmundjen e rëndë, ndahet nga jeta Eric Dane!

20/02/2026
Next Post
Historia përsëritet, ish e dashura akuzon Tristan Thompson se e ka tradhtuar me Khloe Kardashian

Historia përsëritet, ish e dashura akuzon Tristan Thompson se e ka tradhtuar me Khloe Kardashian








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera