Këngëtarja e njohur dhe shumë e suksesshme Rihanna duket se ka një idhull. Ajo tregon se gjithmonë ka qenë e fixuar pas gjërave të nënës së saj. Në fotografitë e fundit të realizuara për revistën ‘Vogue’ ka vendosur të duket si ajo. “Unë kam qenë e fiksuar se si ajo është veshur, me aromën e saj, me këpucët e saj, me shallet e saj, me gjithçka të saj” -ka treguar këngëtarja për Vogue.