Rihanna është një nga femrat më të suksesshme, jo vetëm në muzikë por edhe në biznese. Së fundmi në listën e profesioneve të saj është shtuar edhe një tjetër, i cili është shumë afër politikës. Asaj i është dhënë detyra si “Ambasadore e Jashtëzakonshme dhe Fuqiplotë” e vendit të saj të lindjes Barbados. Zyra e informacionit e Qeverisë së Barbados ka dhënë një deklaratë ku thotë se i ka dhënë artistes së njohur disa detyra të rëndësishme të cilat vijnë me postin e ri. Promovimi i edukimit, turizmit dhe investimet për ishullin janë disa nga përgjegjësitë e reja të saj.
Duke qenë se këngëtarja ka shumë influencë do e ketë më të thjeshtë të kryejë detyrën e re./revistawho.com