Rihanna i ka munguar muzikës prej disa vitësh. Këngëtarja është përqëndruar tek biznesi i saj dhe tanimë tek vogëlushi pas jetës së re si nënë. Megjithatë disa foto të shkrepura së fundmi kanë nisur aludimet se Riri do rikthehet në muzikë. Ajo dhe A$AP Rocky janë parë duke shkuar së bashku në një studio në Los Angeles. Këngëtarja 34-vjeçare dhe partneri i saj 33-vjeçar ishin veshur casual dhe dukeshin se ishin në humor të mirë. Kaq ka mjaftuar që jo vetëm të nisin thashethemet për rikthimin e Rihannës në muzikë, por edhe për ndonjë bashkëpunim surprizë me A$AP Rocky.