Rihanna ka mbërritur sot në Paris për shfaqjen e Dior në Javën e Modës. Këngëtarja u shfaq e veshur me një fustan të zi dhe xhaketë me rrip duke u shfaqur shumë klas dhe elegante, por paraqitjes së saj i kishte shtuar një kapele që e bënte të dukej pak më sportive. Veshjen e kishte kombinuar me taka stiletto të bardha, çantë Dior e doreza lëkure. Një varëse me diamante e kompletonte look-un e saj.









