Rihanna ka bërë pak dalje publike pas lindjes së djalit të saj. Këngëtarja solli në jetë fëmijën e saj të parë më 13 maj, fryt i lidhjes së saj të dashurisë me reperin A$AP Rocky. Falë markës së famshme Fenty, Rihanna është bërë miliarderja më e re “selfmade”.
Së fundmi, Rihanna ka pozuar me një palë të brendshme super seksi nga koleksioni “Savage X Fenty”. Këngëtarja me famë botërore tregoi dekoltenë e saj teksa pozoi me një bluzë portokalli, pjesë e gamës Dolled Up Xtra VIP Box.
Majin e kaluar u mbushën 4 vjet që kur Rihanna lançoi linjën e saj të të brendshmeve. Ajo ka sjellë gjithashtu dhe linjat e kujdesit për lëkurën dhe bukurinë të quajtura “Fenty Skin” dhe “Fenty Beauty”.