Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral 20/01/2026
“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më… 20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar… 20/01/2026
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK 19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin 19/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral

20/01/2026
in Breaking News
Reading Time: 2 mins read
A A
Rihannës ia mbyllën derën në fytyrë dhe reagimi i saj u bë viral

Rihanna tregoi edhe një herë pse konsiderohet një nga figurat më të dashura të showbiz-it botëror, jo vetëm për muzikën, por edhe për qetësinë dhe sensin e humorit që e karakterizon. Një situatë krejt e papritur, e ndodhur jashtë hotelit luksoz Four Seasons në Nju Jork, u shndërrua brenda pak orësh në një video virale.





Teksa këngëtarja po largohej nga hoteli të premten, më 16 janar, sigurimi i saj doli i pari, ndërsa dera u mbyll menjëherë pas tij, duke e lënë Rihannën për një çast jashtë. Në vend që të reagonte me nervozizëm, artistja 37-vjeçare e mori situatën me sportivitet dhe ironi, duke thënë me buzëqeshje: “Sa zotëri që je”. Pas kësaj, ajo qeshi dhe hipi qetësisht në makinën që e priste.

Pamjet u shpërndanë me shpejtësi në rrjetet sociale, ku fansat e përgëzuan për thjeshtësinë dhe reagimin plot klas, duke e kthyer momentin në një nga episodet më të komentuara të ditës.


Ngjarja përkoi me një periudhë të rëndësishme profesionale për partnerin e saj, A$AP Rocky, i cili atë ditë publikoi albumin e tij të katërt, Don’t Be Dumb. Vetëm një ditë më pas, reperi u ngjit në skenën e Saturday Night Live si i ftuar muzikor, ndërsa çifti u pa së bashku edhe në festën pas emisionit.

Në një intervistë për New York Times Popcast, A$AP Rocky foli për lidhjen e tij me Rihannën, duke zbuluar se ishte nëna e tij ajo që e kishte inkurajuar të afrohej me këngëtaren. Ai e përshkroi atë si një “grua shumë të veçantë” dhe theksoi se takimi i tyre ndodhi pikërisht në momentin e duhur për të dy.

Rihanna dhe A$AP Rocky janë prindër të tre fëmijëve dhe së fundmi këngëtarja ka lënë të kuptohet se familja e tyre mund të zgjerohet edhe më tej, me ardhjen e një fëmije të katërt.

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…
Breaking News

“S’je gjysma e atij që mendoja”, u puth në BBV, partnerja e Labit ndahet me të: Nuk të njoh më…

20/01/2026
“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…
Breaking News

“Nuk pajtohem me familjen time”, Brooklyn Beckham pas dramës mediatike: Më kanë poshtëruar…

20/01/2026
Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK
Breaking News

Këto ishin planet e Albës dhe Limit para hyrjes në BBVK

19/01/2026
E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin
Breaking News

E ka fryrë botox-i? Vesa Luma rrëfen betejën me shëndetin

19/01/2026
Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!
Breaking News

Einxhell zbulon se historia me Dagz-in nisi para Big Brother!

19/01/2026
Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 
Breaking News

Selvija thyen heshtjen për kujdestarinë e djalit pas vdekjes së Shpat Kasapit 

19/01/2026







Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera