Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…” 29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother 29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta  29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit! 29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij! 29/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rike Roçi lë të dashurin biznesmen për t’u rikthyer tek ish-i italian

12/04/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Rike Roçi lë të dashurin biznesmen për t’u rikthyer tek ish-i italian

Një vit e gjysmë pasi i dha fund historisë 9- vjeçare të dashurisë, modelja e bukur nga Durrësi e rikthen sërish vëmendjen te DJ-i italian, Luca Binatti. Pak ditë më parë ajo postoi në Instagram një foto me muzikantin, me mbishkrimin “Një prej kujtimeve më të bukura”, të shoqëruar me një zemër. Në foton në fjalë, Rike ka qenë duke shijuar plazhin me ish-të dashurin, të cilin e njohu që në adoleshencë.





Nuk kanë munguar komentet e mikeshave të ngushta që i komplimentojnë si çift, ndërsa shoqja e saj më e ngushtë, Irid Oxa, shkruante “E bukura dhe bisha”, koment që e bëri Riken të reagonte me të qeshura. Lidhja e Rikes me djalin simpatik Luca u bë e njohur me hyrjen e saj në lojën e “Big Brother”, ku deklaroi se ishte e dashuruar me një djalë shumë simpatik prej vitesh në Itali.rike

Ishte pikërisht kjo foto me bikini që doli në qarkullim gjatë qëndrimit të saj në “Big Brother”, ku duken vërtet të hatashëm. Më pas u komentua si histori e bukur dashurie, dhe që zgjati gati një dekadë ajo e Rike Roçit me DJ-in italian, Binatti. Lidhja e tyre mori fund në vjeshtën e vitit 2015, pa u bërë publike arsyet e ndarjes. Kjo ndarje përfundimtare erdhi pas një krisjeje disamujore mes çiftit pak kohë më parë, ndërkohë që njiheshin si të dashuruarit që ishin rritur bashkë. Rike, e cila ka konkurruar dhe në “Dancing with the Stars” në Tiranë, pas ndarjes nisi të punonte për argjentinasen, Belen Rodrigez, si pjesë e stafit të saj.


Rike nga Durësi jeton prej 18 vitesh në Itali, dhe me Lucca-n deklaroi se njiheshin që në adoleshencë. Ajo ka folur shpesh në media për historinë e saj të dashurisë, duke theksuar se mirëkuptimi dhe fantazia në lidhje, i bënte ta mbanin pasionin konstant me njëri-tjetrin.

PAS NDARJES NGA LUCCA, RIKE NISI HISTORI TË RE ME NJË BIZNESMEN

Postimi i fotos me ish-të dashurin italian i konfuzoi paksa ndjekësit e Rike Roçit, për faktin se këtë Shën Valentin ajo deklaroi lidhjen me një biznesmen, me të cili festoi 14 shkurtin në Paris. Shqiptarja që mori famë në Itali si tifozja më seksi e Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2016”, u fol se tashmë e kishte hedhur pas krahëve dashurinë 10-vjeçare me italianin, ndërkohë që kishte rigjetur dashurisë me një tjetër djalë simpatik, portretin e të cilin nuk e publikoi asnjëherë.ahajhdbj

“Si një vajzë e vogël dhe e lumtur në Disneyland”, ishte mbishkrimi i fotos ku ajo pozonte pikërisht më 14 shkurt, gjatë këtij udhëtimi romantik me të dashurin. Nuk dihet çfarë dhuratash të tjera mori Rike atë ditë, por mesa duket i dashuri është romantik pasi nuk munguan lulet. Në një foto që siguruam dukej i dashuri me një orë rolex në dorë, i ulur në makinë me lulet e Shën Valentinit. Viti që shkoi ishte i bukur për Riken, pasi shpesh e kemi parë të postojë foto pushimesh jo vetëm në plazhe, por edhe destinacionet turistike me dëborë. Tani me rikthimin nostalgjik te Luca mbetet për t’u parë nëse ajo është kthyer sërish te dashuria e vjetër, apo jo.

RIKE ZHVISHET ME BIKINI PAS DOBËSIMIT

Modelja që jeton në Milano komlimentohet gjithmonë nga italianët për bukurinë dhe format origjinale, ndërkohë që “Sport Mediaset” e ka cilësuar të ngjashmen e modeles së famshme, Larissa Riquelme. Ndjekësit e saj kapërcyen në pak ditë numrin mbi 130 mijë, që nga dita kur u fotografua me dekoltenë e hapur në stadiumin e ndeshjes Shqipëri– Francë, ndërkohë që këtë periudhë Rike i është nënshtruar një diete mesdhetare dhe palestrës për të humbur ato pak kilogramët që mori gjatë festave të fundvitit. Rezultatet e kësaj diete Rike na i tregon me këtë foto të re artistike me bikini, që sapo ka realizuar dhe ku duket vërtet në formën e saj më të mirë./Panorama

ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”
Breaking News

Habit Brikena: “Nuk do ta kisha shkatërruar familjen për një shpullë…”

29/01/2026
“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother
Breaking News

“Kjo nuk është lojë”, Familja e Selin Bollatit i dërgon letër zyrtare Big Brother

29/01/2026
Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 
Breaking News

Inën apo Stelinën? Keijsi zbulon për cilën nga vajzat ka ndjenjat më të vërteta 

29/01/2026
E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!
Breaking News

E pyeti për tragjedinë e Gjestit, Dj Gimbo shpërthen ndaj Rogertit!

29/01/2026
“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!
Breaking News

“I babëzitur”, fansat i sulen këngëtarit të njohur pasi panë biletat për koncertet e tij!

29/01/2026
Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!
Breaking News

Pajtimi me Brooklyn? Beckham-ët paskan vetëm një kusht!

28/01/2026
Next Post
Marrin fund sherret në familjen Kardashian, dasmë në horizont (FOTO)

Marrin fund sherret në familjen Kardashian, dasmë në horizont (FOTO)








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera