Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars! 06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it! 06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry? 06/03/2026
Arrestohet Britney Spears! 06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë! 06/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rike Roci: S’ka dashuri të re në jetën time, jam shumë e lumtur por pushimet i paguaj vetë!

16/05/2017
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Rike Roci: S’ka dashuri të re në jetën time, jam shumë e lumtur por pushimet i paguaj vetë!

Një nga lojtaret më të bukura të “Big Brother” ndër vite, Rike Roçi, duke se ka krijuar konfuzion së fundi në profilin e saj në Instagram, pasi përveç fotos me të dashurin biznesmen ndërsa ai i dhuronte lule për Shën Valentin, disa javë më vonë postoi foton nostalgjike nga lidhja 9-vjeçare me Djin italian, Luca Binatti.





Rike, e cila ka konkurruar edhe në “Dancing with the Stars” në Tiranë, jeton prej 18 vitesh në Itali, dhe me Lucca-n deklaroi se njiheshin që në adoleshencë. E pas ndarjes nga Lucca, ajo pohoi se kishte nisur histori të re me një biznesmen, emrin dhe portretin e të cilit nuk i ka zbuluar ende.

rike


Vajza nga Durrësi që mori famë në Itali si tifozja më seksi e Kampionatit Europian të Futbollit “Euro 2016”, tregon për herë të parë për gazetën “Panorama” detaje të tjera se ç’po ndodh me jetën e saj sentimentale në Milano:

Në një set fotosh të fundit, ku pozon me bikini, dukesh shumë në formë. Si arrite të heqësh disa kilogramë kaq shpejt?

E vërtetë që kisha marrë disa kilogramë, dhe ndaj u detyrova të mbaja një dietë mesdhetare. Tashmë për ta ruajtur peshën e arritur, kam eliminuar bukën dhe makaronat, duke mbajtur kështu nën kontroll karbohidratet.

Duket se jeta jote prezantohet midis fotove si modele dhe fotove duke shijuar udhëtimet nëpër botë. Ku ndahet jeta profesionale nga ajo e qejfit, nëse u referohemi postimeve që bën në Instagram?

Po e vërtetë, duke pasur parasysh që shpesh realizoj foto si modele, siç ishte dhe seti para një muaji me rroba banjo. Ndërsa fotot e tjera janë gjatë udhëtimeve të mia, si përherë.

Para pak kohësh krijove konfuzion te miqtë dhe ndjekësit pasi postove një foto nostalgjike me ish-të dashurin DJ?

Patët një rikthim?

S’dua ta komentoj këtë pjesë.

Kjo do të thotë që punët e dashurisë i ke mirë, apo të ngatërruara këto kohë?

I kam shumë mirë, dhe jam shumë e lumtur.

Pra vazhdon lidhjen me biznesmenin që festove Shën Valentinin në Paris?

Nuk mundem ta komentoj as këtë histori.

rike 2

Mund të bëhet fjalë për një dashuri të re, atëherë?

Jo.

Sa e përkëdhelur ndihesh nga i dashuri, të bën dhurata të shtrenjta apo t’i paguan ai udhëtimet?

Jo, çdo gjë e blej vetë, pasi fatmirësisht punoj dhe i kam mundësitë për t’i bërë dhurata vetes dhe paketa udhëtimesh.

Je një vajzë e vështirë apo komode në lidhje?

Në fakt është e vështirë një lidhje me mua, për karakterin që kam. Jam vërtet shumë e vështirë.

Rike heq dorë nga linjat e kolme, arrin me dietë fizikun elegant

Modelja që jeton në Milano komplimentohet gjithmonë nga italianët për bukurinë dhe format origjinale, ndërkohë që “Sport Mediaset” e ka cilësuar të ngjashmen e modeles së famshme, Larissa Riquelme. Me kalimin e viteve, Rike Roci arriti të merrte disa kilogramë më shumë, duke u kategorizuar te vajzat e kolme.rike

Por që të jesh pjesë e botës së fotomodeleve duhet të bësh sakrifica, dhe ndaj Rike iu nënshtrua një diete mesdhetare, të alternuar me ushtrime fizike në palestër. Rezultati është shumë i dukshëm, pasi në setin e parë që Rike ka realizuar me bikini për këtë vit, duket elegante e me disa kilogramë të dukshëm më pak.

Tags: rikja
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!
Breaking News

Nga Amsterdami në Tiranë: 9 qytetet evropiane më të kërkuara për një udhëtim në mars!

06/03/2026
Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!
Breaking News

Ben Affleck i shet kompaninë e tij të inteligjencës artificiale Netflix-it!

06/03/2026
3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?
Breaking News

3 vjet pa folur me njëri-tjetrin, çfarë po ndodh mes vëllezërve William-Harry?

06/03/2026
Arrestohet Britney Spears!
Breaking News

Arrestohet Britney Spears!

06/03/2026
“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!
Breaking News

“Të bukura aq sa zgjasin”, Einxhel Shkira flet për krisjen e raportit me miqtë e ngushtë!

06/03/2026
Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!
Breaking News

Angeline Jolie asnjë lidhje romantike që nga divorci me Brad Pitt, zgjodhi mëmësinë!

05/03/2026
Next Post
Të gjithë e keni parë “Palomën” në serial, por ajo sot…

Të gjithë e keni parë "Palomën" në serial, por ajo sot...








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera