Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen” 27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen  27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu? 27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin 27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet! 27/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rikthehet çështja e Bleona Matës, nëna: Vajzën ma shiti Qamilja, e kanë parë në Angli

23/05/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 3 mins read
A A
Rikthehet çështja e Bleona Matës, nëna: Vajzën ma shiti Qamilja, e kanë parë në Angli

E kush nuk e mban mend rastin e Bleona Matës, vajzës që bërë të vuajë shumë persona teksa shikonin lotët e nënës së saj për mungesën e vogëlushes. Bleona Mata u zhduk në mënyrë misterioze pasditen e 22 majit të 2010­-ës, në atë kohë 6 vjeçe, teksa kulloste bagëtitë në malin e fshatit Zapod të Kukësit së bashku me 5 vajza, të afërme të saj. Pas vitesh zhdukje, Bukurie Mata tregon se Bleonën e kanë parë në një restorant në Angli, duke shtuar se për këtë ka edhe pamjet.





Në një intervistë për “Gazeta Shqiptare”, ajo tregon se personi që ka parë Bleonën është polici i sigurisë së restorantit, një emigrant shqiptar. Gjithashtu, ajo rrëfen se para dy muajsh, njëra prej 5 vajzave që Bleona ishte shoqëruar ditën e ngjarjes, i ka pohuar se “vajzën ia ka shitur Qamilja”.

 Zonja Bukurie, vajza juaj Bleona sot (dje) bën gjashtë vite që është zhdukur dhe nuk ka asnjë gjurmë të saj. Me kë keni kontaktuar për të ditur se ku kanë arritur hetimet?


Kam biseduar me drejtorin e Policisë së Kukësit, me prokurorë, ndërsa në Tiranë kam biseduar edhe me hetues te Krimet e Rënda. Çështja e Bleonës ka mbërritur deri në Parlament e në mbarë botën dhe ende nuk po gjendet vajza ime. Unë akoma nuk po e besoj dot se në çfarë vendi po jetojmë ne, pasi vajza ime vazhdon të jetë e zhdukur dhe 5 vajzat e tjera po vijojnë të jenë ende të lira, kur ato janë kriminele për zhdukjen e Bleonës. Hetuesit më thonë jemi në kërkim, nuk e mbyllim çështjen e Bleonës.

Ke biseduar me këto vajza kësaj kohe?

Kam biseduar me ish­-kunatën time. Para dy muajsh kam takuar edhe Rudinën dhe i kam thënë “turp çfarë keni bërë me Bleonën”. Ajo më tha se nuk dinte se çfarë ishte bërë me Bleonën, sepse atë e kishte marrë Qamilja dhe e kishte shitur. Sipas saj, personi i fundit që e shoqëronte Bleonën është Qamilja (mbesa e ish-­vjehrrit tim).

Personi që e mori në qendër të fshatit është Qamilja. Ajo e di se ku është vajza ime, ndërsa shteti ka rënë në gjumë. Nesër (sot) vajza ime hyn në vitin e shtatë që është zhdukur dhe nuk kam më asnjë dritë jeshile se ku ta kërkoj.

Ju vetë deri ku e keni kërkuar në rrugë private?

Unë me forcat e mia dhe në rrugë private kam qenë deri në Amerikë. Në atë kohë ka qenë emisioni “Njerëz të Humbur”, që kishte marrë vesh se ishte birësuar një fëmijë në Amerikë. Por fëmija i birësuar nuk ishte fare shqiptar dhe nuk kishte asnjë ngjashmëri me vajzën time, sepse e pashë edhe vetë me sytë e mi. Kam qenë edhe në Greqi, në Gjermani, në Budapest, në Francë, në Kosovë, në Maqedoni dhe asnjë shenjë e saj. Gjithmonë kam menduar se mos dikush e ka marrë dhe e ka regjistruar në ndonjë shkollë dhe mund ta gjeja nëpër bankat e shkollës.

 Po hetues të huaj ju kanë dhënë mbështetje për gjetjen e vajzës?

Po, më kanë dhënë. Një herë Bleona është parë në një restorant në Angli në shoqërinë e dy femrave dhe kishte blerë një çokollatë. Kjo gjë është kapur edhe nga kamerat e restorantit. Kam foto për këtë fakt.

Tags: bleona mata
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”
Breaking News

“Kam folur disa muaj me Brikenën”/Habit ish-konkurrenti i “Për’puthen”

27/01/2026
“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 
Breaking News

“Lojtari më i dobët në BBV”? Zhaklin Lekatari habit me përgjigjen 

27/01/2026
Për kë po xhelozon Devis Xherahu?
Breaking News

Për kë po xhelozon Devis Xherahu?

27/01/2026
Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin
Breaking News

Ç’po ndodh në BBV? Produksioni anulon televotimin

27/01/2026
Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!
Breaking News

Alba dhe Limi surprizojnë publikun, pas tensioneve nisin puthjet!

27/01/2026
Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike
Breaking News

Pas akuzave të Brooklyn, Beckham-ët bëjnë daljen e parë publike

26/01/2026
Next Post
Flisni në gjumë? Ja pse ndodh

Flisni në gjumë? Ja pse ndodh








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera