Fatos Nano një nga figurat kryesore politike të viteve të demokracisë është rikthyer mesditën e sotme në ekranin e televizionit. Nano dha një intervistë për gazetarin Blendi Fevziu me rastin e 20-vjetorit të “Opinion” në “Tv Klan”.
Ai ka kujtuar vitet në politike dhe në ekranet televizive. I pyetur nga Fevziu, ai tha se intervista e tij më e vështirë ka qenë ajo e 18 tetorit 2001.
Fevziu: Atehere, si e more vendimin per te ardhur ne studio dhe per te folur per divorcin dhe cfare mund te thuash tani?
Nano: Ishte konsumim i martesës së parë me ish-bashkeshorten Rexhina dhe që për fat të mirë i kemi dhene nje zgjidhje qe na mundeson te marrim fryme lirisht. Kemi dy familje… por qe komunikojme.
Fevziu: Je penduar që je marrë me politike?
Nano: Ca mund të bëja tjetër… Mund te them se nuk e kam bërë keq punën, e kam bere me shumë dashuri. Ka patur pasion më të madh politika asokohe. /Opinion.al







