Data zyrtare kur Mërkuri shkon në retrogradë është 25 nëntor (por siç e kemi thënë asnjë event astrologjik nuk ndodh në mënyrë precize) prandaj ndikimi i retrogradës do nisë që më 7 nëntor e deri më 15 dhjetor.
Të gjithë ndikohemi nga lëvizja e Mërkurit, por këto 4 shenja do jenë më të ndikuara: Shigjetari, Peshqit, Binjakët, Virgjëresha.
Nga tani e tutje kujdes me vendimet që merrni, lexoni dy herë letrat që nënshkruani, mesazhet që dërgoni, pasi mund të ketë ngatërresa, vonesa dhe keqkuptime.
Ana e mirë e kësaj retrograde është se do keni energji për të mbaruar projektet tuaja në kohë! (Sidomos projekte që kanë të bëjnë me shkrimin).