Gazetarja Lira Burgija është rikthyer në ekran pas disa vitesh mungesë. Pas eksperiencës në ‘Top Channel’ si moderatore e emisionit të pasdites dhe gazetare ekonomie në redaksinë e informacionit, Lirën do e shohim si figurën më të re të “Vizion Plus”. Lira ka vendosur që këtë herë të rikthehet në ekran si spikere lajmesh duke na shoqëruar çdo ditë në ekran.
Këtë sezon “Vizion Plus” ka rikthyer në edicionet informative edhe spikeren Iva Kalemi, e cila i ka munguar ekranit për 10 vite. /revistawho.com