Filmi “Në Kuadër të Dashurisë”, i cili bashkoi disa prej aktorëve më të njohur dhe personazheve më të spikatura të kohës, do të rikthehet në kinematë e mbarë vendit.
Pas premierës së tij një vit më parë më 9 tetor në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, Top Channel Films do ta risjellë filmin në një version të ri me 15 minuta skena të reja, të papublikuara më parë!
Versioni “Director’s Cut” i këtij filmi do të shfaqet në kinema duke filluar nga data 17 tetor.