Vitin e kaluar në “Tv Klan” u transmetua për herë të parë emisioni shumë i dashur për publikun “Në Kurthin e Piter Pan”. Në qendër të tij ishin fëmijët, të cilët me pafajësinë e tyre ju drejtonin pyetje të ftuarve specialë, që i përkisnin botës së televizionit. Këtë të hënë pritet të startojë sezoni i dytë janë zbuluar të ftuarit e puntatës së parë. Në qendër do të jenë dy personazhe shumë të njohur nga bota e politikës dhe e muzikës, Jozefina Topalli dhe Elhaida Dani, të dyja nga Shkodra. Sipas ‘Class’, Jozefina dhe Elhaida do sjellin surpriza këtë të hënë dhe sigurisht nuk do mungojë dhe performanca e Elhaidës në spektakël. ‘Class’ gjithashtu ka dhënë disa detaje të vogla në lidhje me gazetarët e vegjël. Mesa duket, këtë sezon do të shohim fytyra të reja vogëlushësh, të cilët do zbulohen të hënën./revistawho.com