Pasi mori veten nga Covid-19, kryeministri britanik, Boris Johnson, u rikthye në zyrën e tij të punës. Këtë të hënë ai pati edhe një komunikim me mediat, të parin që prej shërimit. Ai u shpreh se nuk do t’i lehtësojë masat, pasi nuk do hedhë në kosh sakrificat e popullit të tij. “E di që është e vështirë. Dua që ekonomia të ecë po aq shpejt sa unë. Por refuzoj që të hedh poshtë sakrificën e popullit britanik dhe të rrezikojmë një pik të dytë me të infektuar”, tha Johnson. Në fund ai tha se vendi po përparon në këtë luftë, por nuk dihet se kur mund të lehtësohen masat.