Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Nisur nga BBVK: Sa shpesh duhet t’i lajmë flokët?  21/01/2026
“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën 21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje! 21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar 21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi” 21/01/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rikthehet në Shqipëri pas 25 vitesh Ema Ndoja, aktorja me portretin unik…

30/06/2016
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rikthehet në Shqipëri pas 25 vitesh Ema Ndoja, aktorja me portretin unik…

Ajo e ruan ende atë pamjen prej një vajze të trishtuar, që e bënte një portret unik, mes gjithë bashkëmoshatareve të veta. Edhe buzëqeshja e saj dukej si një rebus, çka i shtynte regjisorët ta kishin në filmat e tyre. Është pikërisht skena e Teatrit të Metropolit, që mirëpret aktoren e larguar nga Shqipëria shumë vite më parë. Ky rikthim vjen së bashku me premierën e veprës “Nata arabe”, të autorit gjerman Roland Schimmelpfennig, një produksion në bashkëpunim me Institutin Gjerman të Kulturës, “Goethe”. Dje ka qenë takimi i parë mes realizuesve dhe kastit të aktorëve. Krahas aktorëve të tjerë, dikush me një barrë vitesh e karriere mbi supe e të tjerë më të rinj, regjisori Stefan Çapaliku ka përzgjedhur edhe Ema Ndojën. Prej vitit 1985, deri në 1990, ajo do të luante çdo vit nga një film, duke premtuar për një karrierë të gjatë, sidomos në kinematografi. Disa prej filmave ku interpretoi janë “Në prag të jetës” (1985), “Guri i besës” (1986), “Vrasje në gjueti” (1987), “Pranvera s’erdhi vetëm” (1988), “Balada e Kurbinit” (1989), “Fletë të bardha” (1990). Por, fatkeqësisht, atëherë kur Ema Ndoja po ngjiste suksesshëm rrugën e karrierës së vet, do t’i duhej ta ndërpriste. Ndërrimi i sistemeve do ta ndalte për një kohë të gjatë industrinë e filmit. Ish-Kinostudioja “Shqipëria e re” nuk ekzistonte më dhe prodhimet filmike u bënë gjithnjë e më të rralla. Në këtë atmosferë, që nuk ofronte shumë shpresë, ishte shumë e vështirë që një aktore të gjente veten. Ishin vitet kur skenës dhe ekranit do t’i largoheshin disa prej emrave të saj më të mirë, si Eva Alikaj, Anisa Markarian etj. Do të largohej po ashtu edhe Ema Ndoja. Martesa me avokatin dhe politikanin gjerman Rezzo Schlauch do ta mbante larg skenës dhe daljeve publike. Pas një shkëputjeje të gjatë, ajo do të rishfaqej për publikun në një aktivitet ku ndërthurej poezia dhe muzika në vitin 2011, në Teatrin Kombëtar të Operës dhe Baletit. Së bashku me mexosopranon Vikena Kamenica dhe pianisten Merita Rexha, do të sillte një “Udhëtim dimri”, një cikël prej 24 këngësh nga poeti gjerman Ëilhelm Müller, me muzikë të Schubert. Ky ishte kthimi i saj pas 20 vjetësh. Dhe tanimë kthehet me veprën e një tjetri autori gjerman, “Nata arabe”./ Panorama





 


Tags: ema ndojaShqiperi
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën
Breaking News

“Menduan se do vdisja pa…”, Monika Kryemadhi rrëfen kthesën që i ndryshoi jetën

21/01/2026
Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!
Breaking News

Pas BBVK-së, Fjolla Morina bën ndryshimin drastik në pamje!

21/01/2026
Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar
Breaking News

Lorna zbuloi se janë në një lidhje, reagon reperi shqiptar

21/01/2026
Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”
Breaking News

Ish-parukieri i Nicola Peltz del kundër saj dhe mbron Beckham-ët: “Ajo është problemi”

21/01/2026
Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…
Breaking News

Deklarata e Mateos, reagojnë familjarët e Brikenës: E kaluara private nuk është material loje…

21/01/2026
“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena
Breaking News

“Familjarët e saj më prenë rrugën…”/Mateo rrëfen versionin e tij të ndarjes nga Brikena

20/01/2026
Next Post
Gruaja e Lorik Canës në garë me gruan e Sergio Ramosit

Gruaja e Lorik Canës në garë me gruan e Sergio Ramosit








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera