Kënga “Pse” e riktheu Argjentina Ramosajn në skenë pas 2 vitesh. Këngëtarja e publikoi projektin e ri ditën e djeshme. Menjëherë kënga mori një feedback pozitiv dhe u pëlqye shumë jo vetëm nga fansat, por edhe koleget e artistes. Ndër to edhe Era Istrefi e cila në foton e postuar nga Argjentina i shkruan se kënga është tepër e bukur. Edhe pse e suksesshme në arenën ndërkombëtare, Era vazhdon ta ruajë modestinë që e ka karakterizuar që në fillim dhe shpeshherë i komenton edhe artisteve të tjera mbi projektet e tyre muzikore./revistawho.com