Të gjithë e mbajnë mend atë që e njihnim si “Noçja e Big Brother”. Ishte një vajzë e hedhur, shumë çapkëne dhe me një tip të veçantë. Noçja krijoi një lidhje brenda shtëpisë së Big Brother me Olsin, çka i rriti edhe më shumë popullaritetin.
Me flokë të shkurtra dhe me shqiponjën në gjoks, Najada Konomi i marrosi të gjithë shqiptarët, por a e dini se sa ka ndryshuar ajo së fundmi?
U bë disa kohë që është tërhequr nga ekrani dhe pamja e saj është transformuar tërësisht. Është shndërruar në një zonjushë shumë të bukur me flokët bionde ndërsa vijon me pasionin e saj, pikturën./JetaOshQejf








