Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Pak pas ndarjes nga gruaja, futbollisti i njohur kapet mat me modelen e “OnlyFans”! 05/03/2026
Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij! 05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin! 05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor! 04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur! 04/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rikthehet Selena Gomez: Më besoni, nuk është e lehtë…

15/01/2019
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rikthehet Selena Gomez: Më besoni, nuk është e lehtë…

Selena Gomez është një nga këngëtaret më të famshme në mbarë botën, kjo jo vetëm për hir të muzikës së saj, por dhe prej lidhjes me Justin Bieber, e cila e ka tërhequr gjithmonë vëmendjen e mediave.





Duket se vitet e fundit nuk kanë qenë të lehta për 26-vjeçaren, e cila ka zgjedhur të shkëputet herë pas here, duke braktisur rrjetet e saj sociale dhe karrierën e saj si këngëtare.

Në verën e vitit 2017 Selena u shkëput, pa bërë të ditur asnjë arsye, por në shtatorin e po të njëjtit vit ishte vetë ajo, e cila tregoi se kishte pasur probleme shëndetësore dhe kishte kryer transplantin e njërës veshkë me ndihmën e mikes së saj. Pas këtij problemi shëndetësor, u duk se kjo do të ishte hera e fundit që Gomez u largua nga vëmendja e publikut, por në 2018 ndodhi sërish e njëjta gjë.


Në shkurt të vitit 2018, ajo u kthye me ish-të dashurin e saj Justin Bieber, pasi festuan së bashku Shën Valentinin, ndërsa në muajin mars zgjodhi ta urojë atë për ditëlindjen, duke publikuar një foto në ‘Instagram’ ku dhe konfirmoi rikthimin me të.

Në muajin maj të 2018, çifti i famshëm Gomez-Bieber u ndanë serish dhe pas dy muajsh, në korrik, Justin u fejua me modelen Hailey Baldwin. Që nga ky moment, Selena u zhduk dhe nuk u dëgjua më asgjë për të. Miqtë e saj treguan se këngëtarja po përpiqej të merrte veten sepse asgjë nuk ka qenë e lehtë për të, pasi u nda nga ish-i dashuri i saj.

Deri më tani të gjithë kishin dëgjuar deklarata të familjarëve apo miqve te saj, por së fundmi ajo ka vendosur të rikthehet duke publikuar një foto në ‘Instagram’, mbi të cilën shkruan: “Ka kaluar një kohë e gjatë që nga momenti që ju keni dëgjuar për mua dhe doja t’ju uroja një vit të ri të lumtur si dhe t’ju falenderoja për te gjithë dashurinë dhe mbështetjen që më keni dhënë. Viti që kaloi ishte një vit i reflektimit, sfidave dhe zhvillimit. Janë gjithmonë këto sfida të cilat ju tregojnë se kush jeni dhe se çfarë jeni të aftë të përballoni. Më besoni nuk është e lehtë, por jam krenare për njeriun që jam duke u bërë dhe jam gati për këtë vit që erdhi. Ju dua të gjithëve.”

Këngëtarja ka zgjedhur t’i lërë pas periudhat e vështira dhe ka konfirmuar kështu rikthimin e saj në karrierë në vitin 2019./revistawho.com

Tags: instagramKengetaremuzikerikthimselena gomez
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!
Breaking News

Është apo s’është ai? Jim Carrey reagon për herë të parë mbi teoritë e klonimit të tij!

05/03/2026
Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!
Breaking News

Rogerti e ka të qartë: Kundërshtarët e mi janë Miri dhe Selin!

05/03/2026
“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!
Breaking News

“Jo, ishte depresioni”, Ice Spice flet hapur për humbjen e peshës dhe betejën me shëndetin mendor!

04/03/2026
Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!
Breaking News

Mesa duket e paskemi humbur dasmën e çiftit të njohur!

04/03/2026
I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!
Breaking News

I bëri prindërit hasha, David dhe Victoria Beckham urojnë publikisht Brooklyn!

04/03/2026
P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!
Breaking News

P Diddy mund të dalë nga burgu më shpejt sesa e mendoni!

04/03/2026
Next Post
Kris Jenner dhe Kim Kardashian vlejnë miliona dollarë, ja cila ka pasuri më të madhe

Kris Jenner dhe Kim Kardashian vlejnë miliona dollarë, ja cila ka pasuri më të madhe








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera