Sherret mes Monika Lubonjës dhe Ilir Shaqirit ishin padyshim ndër më të komentuarat në “BBVIP” e duket se gjakrat nuk janë ftohur edhe pas mbarimit të spektaklit. Sot Monika ka realizuar një bisedë virtuale me ndjekësit e saj, ku nuk kanë munguar pyetjet në lidhje me Ilirin dhe Monika nuk ka ngurruar t’ju përgjigjet duke ironizuar situatën. Një ndjekës e ka pyetur aktoren se kush mendon se e ka bërë të famshme dhe me ironi ajo është përgjigjur: “Iliri”, me disa emoji duke qeshur. Nëse mendon ta rikthejë ndonjëherë miqësinë e saj me Ilirin, ish-banorja u përgjigj: “Si rikthehet diçka që nuk ka ekzistuar ndonjëherë!” Ndërkohë Iliri është kundërpërgjigjur me një foto në Instastory krah së cilës shkruan: “I qan shpirti kësaj bananes për pak pleh Iliri”, duke treguar qartë që i referohet Monikës pasi aktorja gjatë BBV tregoi se i pëlqen shumë bananet. Por nuk ka munguar as përgjigja e aktores, e cila ka postuar një foto ku tregon kuptimin e fjalës pleh dhe krah saj një figurë bananesh ku shkruhet “Faleminderit shumë”.










