Duket se një tjetër kapitull mund t’i shtohet historisë së gjatë mes Hailey Bieber dhe Selena Gomez. Interneti është vënë në lëvizje pas një veprimi që shumë e konsiderojnë domethënës: të dyja vajzat kanë hequr njëra-tjetrën nga Instagrami.
Ky zhvillim ka bërë që fansat dhe ndjekësit e vëmendshëm të kontrollojnë menjëherë llogaritë e tyre dhe të konstatojnë se nuk e ndjekin më njëra-tjetrën. Reagimet ishin të shumta: nga ata që “nuk e dinin fare që Selena dhe Hailey e ndiqnin njëra-tjetrën në Instagram”, deri te ata që komentuan se “mbase janë bërë block se mjaft u shtirën”.
Në rrjet, njerëzit janë të ndarë – një pjesë ndjehet e lodhur nga kjo histori që duket se s’ka fund.
Marrëdhënia mes tyre është komentuar për vite me radhë, që prej kohës kur Selena ishte në një lidhje me Justin Bieber në vitin 2010. Pas disa ndarjeve e rikthimesh, ata i dhanë fund përfundimisht në vitin 2018 – vit në të cilin Justin u martua me Hailey.
Në shtator 2022, Hailey deklaroi në një intervistë për podcastin “Call Her Daddy” se mes saj dhe Selena-s “ka vetëm dashuri”. Në një moment që habiti publikun, të dyja u fotografuan bashkë në një event të Academy Music në tetor 2022 – gjë që u interpretua si një shenjë pajtimi.
Megjithatë, drama nuk u shua plotësisht. Në vitin 2023, kur Hailey u përball me kërcënime për jetën nga rrjetet sociale, Selena ndërhyri me një mesazh mbështetës përmes Instagram Stories: “Gjithmonë kam promovuar mirësinë dhe vërtet dua që kjo të ndalojë.”
Që nga ajo kohë, dyshja kanë treguar herë pas here një lloj mbështetje për njëra-tjetrën në rrjete sociale. Në një rast, Selena i bëri like një postimi nga llogaria Rhode Skin e Hailey-t, ku kjo e fundit festonte kopertinën e saj të parë për revistën Vogue. Po ashtu, kur Selena u fejua me Benny Blanco në dhjetor 2024, Hailey e pëlqeu postimin e lajmit.
Ndërkohë që Selena dhe Benny duken të lumtur në marrëdhënien e tyre, çifti Bieber është përballur me spekulime të vazhdueshme për gjendjen e martesës së tyre, të nxitura edhe nga postimet enigmatike të Justin-it në Instagram.
A është ky fundi i armëpushimit digjital mes Hailey-t dhe Selena-s, apo thjesht një “unfollow” pa shumë domethënie? Një gjë është e sigurt – rrjetet sociale e kanë kthyer këtë histori në një sagë që s’ka ndërmend të përfundojë lehtë.








