Së fundmi ka dalë një video ku nëna e Pique bën një sërë veprimesh të vrazhda ndaj prindërve të Shakirës.
Në video, Shakira mund të shihet pranë Pique dhe të dy prindërve të tyre të cilët ishin duke bërë një foto.
Deri më tani duket se gjithçka po shkon normalisht, megjithatë përdoruesit e internetit kanë vënë re një detaj që ka ndryshuar gjithçka. Në një moment, mund të shihni se si Montserrat Bernabeu, nëna e Pique, i bën një gjest të vrazhdë nënës dhe babait të Shakirës.
Zonja Bernabeu duket pak e mërzitur sikur po përpiqej t’i thoshte dikujt që të bënte fotot. Ajo filloi të përdorte duart dhe t’i vendoste përpara fytyrave të prindërve të Shakirës.
Prindërit e këngëtares, William Mebarak ashtu edhe Nidia Ripoll kanë heshtur dhe kanë qëndruar në atë vend derisa janë bërë fotot, por Montserrat Bernabéu nuk ka kërkuar falje në asnjë moment dhe për këtë është kritikuar ashpër në rrjetet sociale.
@loischum #shakira #nidiaripoll #williammebarak #joanpiqué🐭 #monserrat🧙♀️ #piquenarcisistaxenofobo #fyp #fypシ #foryourpage❣️💙 ♬ Shakira: Bzrp Music Sessions, Vol. 53 – Bizarrap & Shakira








