Edhe pse ka kohë që është larguar nga ambienti i politikës në Shqipëri, Fatos Nano mbetet ndër të preferuarit e shqiptarëve. Në një faqe ku postohen aktivitetet e tij, është publikuar një foto ku shihet Nano në krah të një djali dhe komentet kanë qenë të shumta, duke i kërkuar t’i rikthehet politikës sepse qeverisja e këtyre viteve ka lënë për të dëshiruar sipas fansave. Mes tyre ka dhe komentues që i thonë: “Ku je o njish se na mori lumi” apo “Ty të ka lezet politika” etj.