Xhoana Nano, bashkëshortja e ish-kryeministrit Fatos Nano festoon 50-vjetorin e lindjes. Ajo dallohet për stilin dhe sharmin, teksa në foton e fundit duket se koha nuk ka ndaluar për të. Ka qenë make up artistja e njohur shqiptare Lili Ismaili që ka postuar në llogarinë e saj në “Instagram” një foto të zonjës Nano ku e uron për ditën e saj të lindjes.
“Happy birthday. Koha nuk ka ndaluar për ty”, ka shkruar ajo krahas fotos.
Xhoana Nano dhe Fatos Nano u kurorëzuan më 9 nëntor 2002, një ceremoni që u bë në Malin e Robit mes miqve të ngushtë, ndërsa festa e madhe me më shumë se 300 të ftuar ishte bërë një natë më parë, më 8 nëntor.
Gëzuar ditëlindjen zonja Nano.