Revista Who
No Result
View All Result
  BREAKING NEWS
Horoskopi javor: ja cilat janë shenjat më me fat! 09/03/2026
Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris! 08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco… 08/03/2026
Nëse ke një nga këto 6 çanta këtë pranverë, je super “in”! 07/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet! 07/03/2026
Next
Prev

Revista Who
No Result
View All Result
Home Breaking News

Rita Ora dhe Dua Lipa tregojnë çfarë kanë bërë për Kosovën, vajzat në ‘garë’ me njëra-tjetrën

17/06/2018
in Breaking News, Lajme
Reading Time: 2 mins read
A A
Rita Ora dhe Dua Lipa tregojnë çfarë kanë bërë për Kosovën, vajzat në ‘garë’ me njëra-tjetrën

Dua Lipa dhe Rita Ora janë dy këngëtaret me origjinë kosovare të cilat nuk kanë nguruar asnjëherë të tregojnë prejardhjen e tyre. Nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale këngëtaret kujtojnë shpesh vendlindjen e tyre dhe momentet që kanë kaluar aty. Por duket se postimet e bëra së fundmi kanë qenë disi të qëllimshme. Në fillim ishte Dua Lipa ajo e cila nëpërmjet një postimi në ‘Instagram’ kujton koncertin të cilin do të zhvillojë në Prishtinë. Dua tregon se gjysmat e parave të cilat do të fitohen do të shkojnë për bamirësi.





“Krenare për babain tim Dukagjin Lipa i cili kishte një ide dhe një ëndërr dhe tashmë po realizohet. Dua ta besoj se i kam ngjarë dy prindërve të mi për këmbënguljen, të cilët më kanë treguar se puna e vështirë do të shkëlqejë gjithmonë. Ai kishte një ide për të krijuar një festival në Prishtinë, Kosovë me shumë figura ndërkombëtare dhe vendase për ta njohur Kosovën në hartën e eventeve kulturore. Ne jemi me fat që të gjithë miqtë tanë do të bashkohen me ne, për një nga grupet muzikore më fun në rajon. Festivali Sunny Hill po vjen këtë verë në Parkun e Gërmisë dhe 25% e të gjitha procedurave të biletave do të shkojnë në Fondin Sunny Hill për të ndihmuar rininë e Kosovës në artet krijuese. Unë jam shumë e lumtur që do të mbërrij disa ditë para festivalit për t’u marrë me bamirësinë dhe për të vizituar qytetin tim të lindjes!” – shkruan Dua Lipa.


Ndërkohë vetëm disa minuta më vonë Rita Ora, kujton momentet kur mori titullin “Ambasadore Nderi e Kosovës”. Ajo tregon se është këngëtarja e parë e cila u largua nga Kosova për të vendosur në hartë emrin e Kosovës.

“Teksa jam ulur në makinë e jam nisur drejt koncertit tim të radhës, po mendoj sesa momente të pabesueshme kam pasur deri tani në jetën time. Ky moment ishte kaq i veçantë për mua. Unë gjithmonë do të ndihem e përulur dhe e privilegjuar që mbaj titullin e të qenit këngëtarja e parë që doli nga Kosova dhe ta vendos vendin tonë të bukur plot me dashuri, lumturi dhe talent në hartë. Më kujtohet secili prej jush që erdhi në ambasadë atë ditë. Nga Presidentja Atifete Jahjaga, Kryeministri Tony Blair dhe Cherie Blair, Ambasadori i Kosovës Lirim Greicevci, Ambasadori Mal Berisha, Zoti Xhorxh Robertson dhe të gjithë muzikantët e tjerë nga Kosova, një moment në histori. Që atëherë ne kemi realizuar plane të pabesueshme dhe kemi krijuar ndër bamirësitë më të mëdha me ndikim në botë. Unë mezi pres që të vazhdoj ta mbaj titullin ambasadore nderi me krenari dhe të vazhdojmë ta zhvillojmë Kosovën aty ku e meriton të jemi: Kudo!! (Më falni, kam qenë në makinë  për orë të tëra dhe jam kaq sentimentale dhe krenare!) Ju dua.” –  shkruan Rita Ora./revistawho.com

Tags: Dua LipakosovaRita Ora
ShareTweetShareSendSend

NGA KATEGORITE E TJERA

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!
Breaking News

Puthje dhe përqafime në club, Xhensila dhe Ledri kapen “mat” në Paris!

08/03/2026
“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…
Breaking News

“Mateo i kujton ish-partnerin”, përplasja Brikena-Juela: Kanë dashuri fallco…

08/03/2026
“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!
Breaking News

“3 dekada e virgjër”, urimi i këngëtares për veten ndez debate në rrjet!

07/03/2026
“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!
Breaking News

“Me Ledionin e kam gjetur më shumë veten”, Arbër Hajdari rrëfehet për rrugëtimin e tij në Big Brother VIP!

07/03/2026
“Mund të mos bëhesha nënë”,  Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…
Breaking News

“Mund të mos bëhesha nënë”, Hailey Bieber rrëfen momentin e vështirë…

07/03/2026
Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!
Breaking News

Nicola Peltz zgjedh të mos flasë për dramën e Brooklyn dhe prindërve të tij, fokusi te filmi i saj i ri!

07/03/2026
Next Post
Në ditën e baballarëve Kim Kardashian ka disa fjalë prekëse: Këtë natë të kisha kaq shumë në mendje

Në ditën e baballarëve Kim Kardashian ka disa fjalë prekëse: Këtë natë të kisha kaq shumë në mendje








Facebook Instagram Youtube

Dev by Techzero1.com

Rreth WHO

“RevistaWho.Com”, tabloidi me profil kryesisht showbiz-i është një media që funksionon online përmes website-it dhe rrjeteve sociale.
Faza e konsolidimit të saj në treg ka përfunduar dhe sipas studimeve tona momentalisht lexohemi nga një target grup i gjerë, kryesisht femëror, me shtrirje gjeografike në të gjithë Shqipërinë.
“RevistaWho.Com”, numëron më shumë se 4 milionë shikime në muaj dhe më shumë se 1 milion përdorues.

Abonohu

No Result
View All Result
No Result
View All Result
  • Fillimi
  • Lajme
  • Intervista
  • Jetë
  • Të tjera