Rita Ora e nisi karrierën e saj muzikore me mbështetjen e Sarah Stennett në vitin 2009. Dyshja ka ndarë rrugët pas 17 vjetësh bashkëpunim. Sipas burimeve të sigurta pranë këngëtares, ajo ka nënshkruar kontratë me “Range Media Partners”, e cila e përshkruan atë si një “talent të shumëanshëm”.
“Rita dhe Sarah ndaluan së punuari bashkë rreth një vit më parë. Ka vetëm dashuri dhe respekt mes tyre, por ishte e qartë se rrugët e tyre po shkonin në drejtime të ndryshme”, ka thënë një burim pranë këngëtares.